E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Traktati i Lisbonës,të hyjë në fuqi brenda vitit 2009

"Jam i lumtur për vendimin e popullit irlandez që i tha 'po' Traktatit të Lisbonës dhe e uroj kryeministrin Cowen për këtë sukses. Po-ja irlandeze përfaqëson një hap të rëndësishëm për hyrjen në fuqi të Traktatit, që do të na lejojë të kemi një Evropë më të fortë dhe efikase", deklaroi sot kryeministri italian Silvio Berluskoni. "Uroj që mesazhi pozitiv që vjen nga Irlanda të mirëpritet edhe nga ato vende anëtare të BE-së që ende nuk e kanë përfunduar ratifikimin, pavarësisht se parlamentet e këtyre vendeve e kanë aprovuar. Ne i qëndrojmë besnik objektivit që Traktati i Lisbonës të hyjë në fuqi brenda fundvitit", thuhet më tej në deklaratën e kryeministrit italian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›