Tadiç: Kemi politikë paqësore ndaj Kosovës
Serbia e trajton çështjen e Kosovës si problem "diplomatik dhe të së drejtës" dhe për zgjidhjen e këtij problemi është duke iu përmbajtur parimit të politikës paqësore, ka thënë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç.
"Nëse Serbia i është qasur në këtë mënyrë zgjidhjes së problemit të saj më të madh nacional, atëherë duhet të reagojë edhe Evropa. Evropa duhet të reagojë në mënyrë racionale. Nuk duhet të vendosë kushte të papranueshme", ka thënë Tadiq për gazetën sllovene "Dnevnik".
Tadiç ka thënë po ashtu se, "shqiptarët në Kosovë kanë të drejta të tyre legjitime dhe se Serbia nuk ka pretendime që të zgjidhë problemin, në atë mënyrë, që do t'i cenonte këto të drejta legjitime".
Presidenti Tadiç ka shtuar se në Serbi, para 15 muajsh, 70% e qytetarëve mendonin se Kosova është problemi më i madh serb, derisa sot - sipas tij - kështu mendojnë vetëm 6% e qytetarëve të Serbisë.
Sipas tij, tash problemet më të mëdha për qytetarët janë çështjet e punësimit, mbijetesës dhe çështjet që kanë të bëjnë me problemet personale dhe të ekonomisë familjare.