E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlanda duket se i është përgjigjur pozitivisht Traktatit të Lisbonës

Votuesit irlandezë duket se kanë miratuar përmes referendumit të dytë traktatin evropian të reformave, Traktatin e Lisbonës, deklaroi sot ministri i Jashtëm, Micheal Martin. "Jam shumë e kënaqur për vendin. Duket se këtë herë është një dhënë një përgjigje pozitive bindëse për miratimin e Traktatit të Lisbonës", u shpreh Martin për radion kombëtare një ditë pas zhvillimit të referendumit në Irlandë.
Ndërkohë, organizata irlandeze jofitimprurëse "Coir", që drejtoi një nga fushtatat më të hapura kundër Traktatit të Lisbonës për reformën evropiane, deklaroi sot se votuesit irlandezë duket se e kanë miratuar paketën e reformës përmes referendumit.
"Duket se është dhënë një përgjigje pozitive", deklaroi Richard Greene, zëdhënës i organizatës iralandeze jofitimprurëse "Coir", ndërkohë që numërimi i fletëve të votimit vazhdon që nga mbyllja e qendrave të votimit pas referendumit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›