E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratimi i Traktatit të Lisbonës, Barroso: Ditë e madhe për Evropën

Kjo është një ditë e madhe për Evropën falë irlandezëve që i thanë "po" Traktatit të Lisbonës, deklaroi presidenti i Komisionit të BE-së, Jose' Manuel Barroso duke përshëndetur rezultatet paraprake të referendumit të dytë për ratifikimin e Traktatit të Lisbonës që u zhvillua dje në Irlandë.
"Me "po"-në e ratifikimit të shprehur nga irlandezët, të gjitha vendet anëtare të BE-së e kanë aprovuar në mënyrë demokratike traktatin e ri", shtoi Barroso gjatë një konference për shtyp. "Shpresoj që procedurat për futjen në fuqi të traktatit të ri të do të përfundojnë sa më parë edhe nga Republika Çeke dhe Polonia".
Në fakt në këto vende procesi i ratifikimit ka përfunduar në parlamentet përkatëse por për të mbyllur të gjithë procedurën duhen hedhur firmat e presidentëve, Vaclav Klaus dhe Lech
Kaczynski.
Barroso deklaroi gjithashtu se i kishte telefonuar kryeministrit irlandez, Brian Cowen për ta uruar lidhur me rezultatin pozitiv.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›