E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlanda miraton Traktatin e Lisbonës

Votuesit irlandezë kanë aprovuar përfundimisht Traktatin e Lisbonës dhe një fitore e kundërshtarëve ndaj dokumentit reformues të Bashkimit Evropian tashmë është statistikisht e pamundur, sipas përllogaritjeve të kryera nga agjencia britanike e lajmeve Reuters.
Rezultatet tregojnë kryesimin e kampit mbështetës ndaj Traktatit me 519 089 vota, një shifër më e lartë se numri i përgjithshëm i votuesve në zonat elektorale, ku ende nuk janë shpallur rezultatet e referendumit.
Gjashtë zona elektorale, me një numër prej 495 702 votuesish të regjistruar, nuk kanë shpallur ende rezultatet, sipas faqes zyrtare të internetit që jep informacionet për referendumin

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›