Maqedoni/ Arrestohen për mitmarrje tre mjekë
Policia ka arrestuar tre mjekë të akuzuar nga qytetarët për mitmarrje. Denoncimi erdhi përmes linjës telefonike falas, 199, të denoncuara nga qytetarët. Rastet e reja i përkasin qendrave kryesore mjekësore. Të arrestuarit janë një mjek specialist, 54 vjeçar, një mjek internist të cilët në mënyrë të koordinuar i kanë kërkuar 400 euro një pacienti për një ndërhyrje kirurgjikale. Policia pas organizimit të këtij aksioni ka vënë në pranga mjekun internist, tek i cili janë gjetur paratë e marra. Në rastin e dytë, është arrestuar një 45 vjeçare e punësuar në Spitalin Ushtarak. Ajo u ndalua, pasi një pacienti i kishte marrë 50 euro, për të ndikuar tek mjeku specialist për të kryer një ndërhyrje mjekësore tek një pacient 19 vjeçar nga Kratova.