Berluskoni denohet me 4 vjet burg
Një gjykatë në Milano dënon ish kryeministrin italian Silvio Berluskoni me 4 vjet heqje lirie për mashtrim me taksat si dhe pezullim nga zyrat publike për 3 vjet. Mbyllet në këtë mënyrë procesi i parregullsive në shit-blerjet e të drejtave televizive në Mediaset. Procesi “Mediaset” ka qene nje process I gjate qe ka zgjatur thuajse 6 vjet që prej 2006. Përveç Berluskonit u dënua dhe producenti amerikan Frank Agrama me 3 vjet heqje lirie. Procesi kishte si objekt, shitblejrjen e te drejtave televizive dhe kinematografike me shoqërinë amerikane për 470 milionë euro të kryer nga Fininvest, kompani në pronësi të ish kryeministrit. Berluskoni pritet të apelojë vendimin kundër tij. Emri i tij është iI përfshirë në një seri procesesh gjyqësore që kanë lidhje me bizneset e tij.