Protesta e vrasje edhe për Bajram

Protestat ndodhën përkundër zotimeve se të dy palët e përfshira në konflikt do t’i ndërpresin luftimet dhe konfrontimet gjatë katër ditëve sa zgjat kjo festë fetare.
Në fakt, ushtria siriane njoftoi të enjten mbrëma se do të ndërpres aksionet gjatë Bajramit, megjithëse do të kundërpërgjigjet “nëse grupet e armatosura terroriste vazhdojnë të shtien ndaj civilëve dhe pjesëtarëve të forcave qeveritare”. Kryengritësit u pajtuan me ndërprerjen e përkohshëm të konflikteve, me kusht që edhe ushtria ta bëjë një gjë të tillë.
Përkundër këtyre zotimeve, të premten u raportua për të paktën tre të vrarë në qytetit Harast, afër Damaskut.
Deri tani në konfliktin mes regjimit dhe kryengritësve, i cili filloi në mars të vitit 2011, sipas vlerësimeve të organizatave joqeveritare janë vrarë mbi 34,000 njerëz.