E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majat: Mos rreni për fundin e botës

“Ne protestojmë kundër mashtrimeve, rrenave, shtrembërimit të së vërtetës, dhe kundër shndërrimit të folklorit tonë në burim të profitit”, deklaron Felipe Gomez, kryetar i shorët e fisit maja nga Guatemala.

“Ata nuk po e thonë të vërtetën për cikluset e kohës”, thekson Gomez, derisa aludon në filmat dhe dokumentarët e shumtë që po promovojnë idenë, sipas së cilës, kalendari i majave parashikon se fundi i botës do të jetë më 21 dhjetor 2012. Sido që të jetë, mbase “për çdo rast”, Ministria e Kulturës e Guatemalës në atë ditë organizon një manifestim masiv, në të cilin pritet të marrin pjesë mbi 90,000 njerëz.

Përfaqësuesit e fisit të majave iu kanë bërë thirrje punonjësve turistikë për ta pezulluar këtë manifestim, për shkak se ai është një ofendim për kulturën majane. Ekspertët pohojnë se për fisin e majave ajo që përfundon më 21 dhjetor është vetëm njëri prej cikluseve kohore, por jo edhe vetë bota si e tillë.

Ciklusi i ri “shënon fillimin e ndryshimeve të mëdha, në planin personal dhe familjar, por edhe në nivelin e komunitetit, në mënyrë që në raportin ndërmjet njerëzimit dhe natyrës të shfaqet një balancë dhe harmoni”, thuhet në kumtesën e majave nga Guatemala.

Më shumë se gjysma e 15 milionë banorëve të Guatemalës kanë prejardhje majane. Kalendari i majave fillon me vitin 3114 para erës sonë, dhe ndahet në epoka që zgjasin nga afro 400 vjet, të cilat njihen si baktuna. Majat në kalendar kanë numëruar 13 baktuna, e fundit prej të cilave përfundon më 21 dhjetor 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›