Berluskoni dëshiron një MilanDinjo
I çliruar nga prania nëpërkëmbë të Kakasë dhe pa pasur në veshë sugjerimet taktike të Karlo Ançelotit, ky i ardhshmi do të jetë më në fund një sezon i bukur i Ronaldo de Assis Moreira, i njohur më mirë me emrin Ronaldinjo? Pyetja e shumë tifozëve milanistë është se çfarë do të bëjnë drejtuesit dhe Leonardo, të cilit po i lihet në dorë edhe patatja e nxehtë.
Investimet
Silvio Berluskoni, sponsori kryesor i ardhjes së Ronaldinjos, është treguar shumë i qartë në javën e fundit: "Ronaldinjo është përdorur shumë pak minuta gjatë këtij viti dhe kjo ka provokuar edhe rënien e moralit të lojtarit. Por mendoni se sa e bukur do të ishte të kesh Ronaldinjon për 90 minuta në fushë: bileta paguhet për lojtarë të tillë". Ai konsiderohet një investim i vërtetë i kuqezinjve. Trajneri i Brazilit, Karlos Dunga, ka shpjeguar: "Leonardo është njeriu i duhur për t‘i rikthyer besimin e duhur Ronaldinjos. Ai di si ta stimulojë dhe si ta motivojë.
Të çmendur?
Në fakt, talentit brazilianin do t‘i besohet fillimisht "Çelsi" i skuadrës. Vendim kurioz, nëse bëjmë llogarinë se sa ka dhënë Ronaldinjo në sezonin e fundit dhe nëse u referohemi edhe disa deklaratave, të mbetura anonime (askush nuk dëshiron të vërë firmën kur bëhet fjalë për të kritikuar...), të dhënë nga disa lojtarë, kur mendohej se Kaka mund të ikte te Mançester Siti: "Është e nevojshme të thuhet se këta janë të çmendur, nëse mendojnë se Ronaldinjo mund të zëvendësojë Rikin". Të çmendur apo jo të çmendur, projekti është i qartë: në qendër të Milanit të ri është ai. Moduli i takon Leonardos ta vendosë, i cili ka pohuar se do të jetë një modul, që do t‘i përshtatet edhe Ronaldinjos.
Basti
Shpresa është e ajo sjelljes së brazilianit në nivelin e dikurshëm të Barcelonës. A do t‘ia dalin? Kjo nismë duket sa tërheqëse dhe e rrezikshme. Ronaldinjo nuk ka probleme me shokët e skuadrës dhe kjo mund të jetë në favorin e tij. Sigurisht, ashtu si kishte filluar Seria A, ishte pritur diçka më shumë nga ai. Por ai ka luajtur vetëm 1607 minuta dhe 8 gola të realizuar (të cilave u shtohen 2 golat e Kupës UEFA). Fakti është që në një pikë të sezonit, Ronaldinjo përfundoi në pankinë. Zyrtarisht, për një problem fizik, por e vërteta është krejt tjetër: dëmtimi ishte vetëm një motiv ekstra i mospërshtatjes së tij në të njëjtin modul taktik me Kakanë dhe asgjë tjetër. Pastaj është e vërtetë që "Stërdhëmbçi" e ka lëshuar disi veten. Tani i jepet një shans i ri: nëse është sërish një kampion, duhet ta demonstrojë.
Lideri
Pasi të kenë hequr qafe një pengesë të tillë si Kaka, padroni i Milanit beson te ish-lojtari i Barcelonës se mund të jetë një lider i ri i skuadrës së sezonit të ardhshëm