NATO, Berisha dhe shqiptarët
Që nga dita e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Kryeministri i vendit, z.Berisha dhe partia e tij, kanë zgjedhur si pjesë të fushatës së tyre elektorale sloganin "Shqipëria në NATO". Duket se Kryeministri shpreson që karta e NATO-s t‘i sigurojë mazhorancës qeverisëse edhe një mandat të dytë në zgjedhjet e 28 qershorit. Por, a është anëtarësimi në NATO meritë e qeverisë "Berisha" apo është meritë e një kombi të etur për t‘u drejtuar nga Perëndimi, duke bërë një zgjedhje parimesh dhe idealesh midis së ardhmes perëndimore e një të shkuare të prapambetur lindore? Dhe kush e fitoi NATO-n, Berisha apo shqiptarët?
Fushata elektorale zyrtare ka filluar dhe në mitingjet e Partisë Demokratike shihen flamujt partiakë bashkë me ato të NATO-s, që valëviten nga duart e militantëve. Në posterat, spotet dhe banderolat e PD-së duken të ndërthurura logoja e kësaj partie me logon e NATO-s, dhe midis tyre, dallohet portreti i Kryeministrit. Nëse ndonjë vizitor i huaj do shihte një imazh të tillë, ndoshta do mendonte se z. Berisha ka zënë vendin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ose ndoshta - do mendonte i huaji - se Shqipëria është kontributori financiar më i fuqishëm i kësaj Aleance.
Të dyja këto supozime nuk janë të vërteta. Në fakt, ne jemi vendi i vetëm në Europë, në të cilin emri dhe logoja e kësaj Aleance euroatlantike përdoret për fushatë elektorale dhe përvetësohet nga qeveria. Ky provincializëm politik i qeveritarëve tanë ofendon rëndë dy palët kryesore të kësaj arritjeje; popullin shqiptar, sepse dëshira unanime e tij për t‘iu bashkuar kësaj Aleance nuk mund të pigmentohet në dorën e kujtdo që e firmos këtë marrëveshje, e nga ana tjetër, vullnetin dhe bujarinë e pamasë që treguan vendet perëndimore, në veçanti Shtetet e Bashkuara, për të mundësuar aderimin e Shqipërisë në këtë Aleancë sigurie, si dhuratë të merituar ndaj një populli të vuajtur, por liridashës.
Fatkeqësisht, mbajtja në hije se ç‘është kjo aleancë euroatlantike dhe historiku i saj 16-vjeçar i ka dhënë dritën jeshile qeverisë aktuale ta luajë me paturpësi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si një kartë të rëndësishme elektorale, duke bërë shqiptarët të mendojnë se NATO hap dyert për një liberalizim të vizave dhe hyrje të shpejtë në Bashkimin Evropian. Në të vërtetë, miqtë tanë euroatlantikë u treguan bujarë ndaj nesh për anëtarësimin në NATO, por nuk do tregohen aspak tolerantë dhe bamirës për integrimin tonë në BE, nëse ne nuk do t‘i plotësojmë me përpikmëri kriteret e përcaktuara me rreptësi nga Europa. Duhet kuptuar mirë se Shqipëria u anëtarësua në NATO jo nga qeveria "Berisha", por nga dëshira e madhe e një kombi të vuajtur properëndimor, që kërkon të integrohet në të gjitha aleancat e Europës Perëndimore dhe Amerikës Veriore, që të mund të jetojë i sigurt dhe në paqe.
NATO u themelua më 4 Prill 1949 nga dhjetë shtete të Europës Perëndimore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja. Qëllimi i saj ishte të ndalonte luftëra të tjera botërore dhe të legjitimonte influencën ushtarake e gjeopolitike amerikane në Europë. Por mbi të gjitha, qëllimi i saj fillestar ishte të frenonte tendencat ekspansioniste të Bashkimit Sovjetik, dhe në veçanti, të kreut të saj të kohës Jozef Stalin, i cili, ashtu si edhe Hitleri, kishte për synim kontrollin mbi të gjithë Europën. Në vitin 1946, Stalini mbajti një fjalim, ku ndër të tjera u betua se "nuk do kishte kurrë paqe midis Bashkimit Sovjetik dhe botës kapitaliste". Ai vendosi qeveri satelite komuniste në të gjitha vendet e Europës Lindore, duke e ndarë kontinentin në dy pjesë me një perde të hekurt. Menjëherë, të shtyrë edhe nga rreziku imediat i ardhjes në pushtet të komunistëve në Itali, Greqi e Turqi, Shtetet e Bashkuara krijuan një politikë frenimi të zgjerimit sovjetik dhe ideologjisë komuniste, duke u bazuar mbi rekomandimin e George F. Kennan, diplomat, politolog dhe analist në Departamentin e Shtetit, i cili propozonte: "Një frenim afatgjatë, i durueshëm, vigjilent, por i vendosur ndaj tendencave ekspansioniste ruse".
Dy nga mënyrat e frenimit të zgjerimit rus ishin Plani Marshall, me anë të të cilit Shtetet e Bashkuara derdhën dollarë pa fund për të pasur kontrollin gjeopolitik dhe moral gjatë Luftës së Ftohtë, dhe NATO, që për herë të parë në kohë paqeje lejonte mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Evropës Perëndimore dhe ndalonte sulme ruse ndaj këtyre vendeve, pasi konsiderohej një sulm direkt ndaj SHBA-së. Si kundërpeshë të NATO-s, në vitin 1955, Bashkimi Sovjetik krijoi Traktatin e Varshavës, ku bënin pjesë Shqipëria dhe shumë vende të tjera, të cilat sot janë anëtare të NATO-s. Pas rënies së komunizmit në Europë, Shtetet e Bashkuara ishin shumë të interesuara e të gatshme të shtonin në listën e vendeve anëtare të NATO-s vendet ish-komuniste nën ombrellën ruse, duke i inkurajuar ato të fitonin pavarësi dhe t‘i bashkoheshin bllokut perëndimor. Mbarimi i Luftës së Ftohtë nuk e ka zbehur teorinë dhe praktikën afatgjatë të "frenimit" ndaj Rusisë, të propozuar në vitin 1946 nga George F. Kennan, pasi në gjeopolitikë miku i sotëm mund të jetë armiku i nesërm. Dhe anasjelltas.
E shkëndijat e një mundësie të rikthimit të Luftës së Ftohtë u dukën shumë qartë para disa vitesh, midis administratës "Bush" dhe Putin. Për të vazhduar të njëjtën politikë frenimi, Shtetet e Bashkuar po mbështesin anëtarësimin e vendeve shumë të afërta në kufij dhe politikisht me Rusinë, si Ukraina dhe Gjeorgjia. Prandaj, anëtarësimi i vonuar i Shqipërisë në NATO është pjesë e një skeme më të madhe, sesa arritjet e pretenduara të një qeverie. Ky anëtarësim nuk duhet të përdoret si mjet në frontin e parë të betejës elektorale, pasi ofendon inteligjencën e shqiptarëve dhe i jep vendit një imazh qesharak në sytë e shteteve të fuqishme mike. Për më tepër, ajo shton kontrastin midis shteteve që aplikojnë politika afatgjata përtej vendit dhe kontinenteve të tyre, përtej shekujve dhe sfidave imediate.
Për shkak të NATO-s, kontinenti që prodhoi dy luftëra botërore dhe shumë ballkanike, është më i sigurt se kurrë. Shqiptarët duhet ta gëzojnë këtë arritje, sepse ka ardhur si rezultat i dëshirës liberatore dhe paqësore të popullit tonë, si edhe nga miqësia e mirë që ky komb ka me vendet perëndimore. Është e patolerueshme dhe qesharake që një qeveri, e cila nuk ka guxuar kurrë të bëjë politika përtej atyre ballkanike, të përvetësojë një simbol euroatlantik, që një ëndërr për liri ta kyçë brenda një kutie votimi dhe një dëshirë mbarëkombëtare ta përdorë si kornizë të një portreti të vetëm, atij të Kryeministrit.