Cana, në 5 blerjet më të mira të Marsejës, kushton 14 milionë
Olimpiku i Marsejës ka filluar nga analizat thelbësore. Tashmë ata e kanë stiluar një listë me blerjet më të mira në sezonet e fundit. Në këtë listë është edhe kapiteni shqiptar Lorik Cana i ardhur nga PSG në 2005 për 3 milionë euro dhe që tashmë vlerën aktuale e ka 14 milionë. Ardhja e tij në këtë klub nuk u pa me sy të mirë nga tifozët. Dhe nuk ka qenë deklarata e bujshme e Canës "Marseja është klubi i zemrës sime", ajo që i bëri ata të ndryshojnë mendje. Megjithatë, brenda disa muajsh, Cana do të bëhej një lojtar i preferuar tifozëve marsejezë. Gjithmonë i gatshëm, gjithçka në fushë, i aftë për ndërhyrje vendimtare, me një frymë luftëtari, shqiptari ka pushtuar zemrat në stadiumin "Velodrome". Kuotat e tij u shtuan me dy golat ndaj PSG-së. Në këtë sezon ka bërë një performancë të shkëlqyer. Bashkë me të, në listën e blerjeve më të mira të Marsejës janë edhe Riberi, Mandanda, Niang dhe Valbuena