E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni dhe dialogët me drita të kuqe

Kishte të drejtë Patrizia d‘Addario kur u tregonte gjyqtarëve dhe gazetave se kishte qenë dy herë në pallatin Grazioli, rezidenca private e Kryeministrit Silvio Berluskoni në Romë. D‘Addario ka treguar se kishte qenë në dy festa në shtëpinë e Silvio Berluskonit dhe se i kishte regjistruar ato takime. Ja transkriptimi i atyre regjistrimeve që "L‘Espresso" ka publikuar në sajtin e tij. Nga takimi i parë në mesin e tetorit të 2008-ës, te takimi "në shtratin e madh të Putinit" me Kryeministrin mbrëmjen e 4 nëntorit, deri te përshëndetja e ngrohtë "Mirupafshim shpirt" një ditë më vonë, kur Berluskoni përshëndet D‘Addario-n para se të nisej për në Moskë.

Zërat e Silvio Berluskonit, Patrizia d‘Addario-s dhe Gianpaolo Tarantini-t dallohen qartë në bisedat që kanë pushtuar faqet e para të të gjitha gazetave botërore. Mendohet se regjistrimet janë bërë në datat 4 dhe 5 nëntor të vitit të shkuar mes Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, dhe Patrizia d‘Addario-s, një vajzë që jetonte në Bari. Aty dëgjohet qartë se vajza e paguar nga një sipërmarrës barez kishte marrë pjesë në festat që organizonte Kryeministri në pallatin Grazioli, rezidencën e tij në Romë. Hetimet që tani përfshijnë rrëfimin e katër vajzave, Patrizia d‘Addario, Barbara Montreale, Lucia Rossini dhe Maria Teresa de Nicolo, që thonë se janë paguar nga Tarantini për të marrë pjesë në festat e Berluskonit, po tentohen të mbyllen sa më shpejt.

Festa me të zeza

Mesi i tetorit të vitit 2008. Patrizia d‘Addario është duke hyrë për herë të parë në pallatin Grazioli. Atij që e shoqëron i kërkon të dijë se si duhet të sillet me Berluskonin.

Burri: Jam pas teje.

Patrizia d‘Addario: Tani do të darkojmë? Pastaj në çfarë ore le të themi... zakonisht.

Burri: Nuk e di, sepse Kryeministri është shumë gazmor, këndon, tregon barsoleta.

PD: Edhe ne mund të këndojmë?

Burri: Mund të bëhet pak me... Megjithatë nuk ka problem.

Berluskoni vjen te vajzat. Mes batutave dhe të qeshurave nis festa.

Një zë mashkulli: Clarissa.

Silvio Berluskoni: Përshëndetje, po shkon gjithçka mirë?

Vajza: Absolutisht.

SB: Përshëndetje.

PD: Alessia.

SB: Sa të këndshme, përgëzime.

PD: Faleminderit.

SB: Ahh!

Vajza: Të gjitha me të zeza!

Zë mashkulli: Të gjitha me të zeza!

SB: Mes të tjerave unë mendoj se për teatrin tonë kam porositur 22 kostume, i ke parasysh ato kostumet... i kanë bërë.

Zë mashkulli: Harrove ndonjë gjë?

SB: Atëherë ju nga jeni?

PD: Unë jam nga Milanoja, por jetoj në Bari.

SB: Me se merresh?

PD: Jam e angazhuar në sektorin e ndërtimit, por nuk po më ecën mirë, sepse e vetme është pak e vështirë.

"Më prit në shtrat"

Është data 4 nëntor. Një ditë më pas, Kryeministri do të fluturojë drejt Moskës. Është koha kur Obama pritet të zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Berluskoni e fton D‘Addarion në "shtratin e Putinit".

SB: Këtë (libër?) e kam dizajnuar unë.

PD: E ke bërë shumë mirë.

SB: E kishe herën e shkuar?

PD: Po.

SB: Ishe edhe herën e shkuar?

PD: Po mendoje... po kjo? Merre.

PD: Jo këtë jo.

SB: Është më e bukura.

SB: Merre këtë, dhuroja ndonjërit.

PD: Jo.

SB: Jo, do të ishte një harxhim?

PD: Edhe këtë e ke dizajnuar ti?

SB: Kjo është një ide e imja, por nuk e kam dizajnuar unë. Pa shiko pa shiko si është bërë. Këtë ma ka bërë një miku im, që m‘i bën të gjitha gjërat.

SB: Edhe unë dua të bëj një dush, pastaj më prit në shtrat nëse përfundon ti më parë?

PD: Te kush shtrat? Tek ai i Putinit?

SB: Tek ai i Putinit.

PD: Ah sa i këndshëm, ai me perde.

Në sfond dëgjohen dy këngë: "Gente magnifica gente" dhe "Zoccole zoccole" të Sal da Vincit

Breshka

Është data 5 nëntor. Patrizia komenton me Giampolo Tarantini-n natën e kaluar me Kryeministrin.

PD: Alo, mirëmëngjes.

GT: Mirëmëngjes.

PD: Si je?

GT: Mirë.

PD: Nuk kemi mbyllur sy sonte...

GT: Eh, e marr me mend si shkoi?

PD: Mirë, por nuk më dha zarfin!

GT: Vërtet?

PD: Të betohem. Si ka mundësi? Ti më pate thënë se do të merrja një zarf. Më ka bërë një dhuratë, se di, një breshkë të vogël.

GT: Uhm...

PD: Pastaj më bëri edhe një premtim.

GT: Çfarë premtimi?

PD: Mirë, ty edhe mund të ta them, sepse ti je në dijeni të të gjitha gjërave. Më tha se do më dërgonte njerëz në kantier. Kështu tha, duhet t‘i besoj?

GT: Po, nëse e ka thënë ai. Ia dhe numrin tënd?

PD: Po ia dhashë numrin tim, madje në mëngjes më pyeti edhe për mbiemrin dhe më tha se do të më ndihmonte duke dërguar njerëz në kantier.

GT: Eh, mirë...

"Kthehu me një tjetër"

PD: Pastaj më tha se kërkon të më takojë me ndonjë mikeshën time, sepse dyshe...

GT: Dëgjo, po si shkoi? Në çfarë ore u ktheve?

PD: Tani që po të telefonoj.

Gt: Po ku je në hotel ende?

PD: Po. Tani po.

GT: Do takohemi për ndonjë kafe?

PD: Nëse do jemi këtu në hotel, nuk e dimë as se në çfarë ore duhet të nisemi.

GT: E dashur të nisa një mesazh dje.

PD: Ah. Ishte shkruar orari se kur duhet të nisemi? Meqë sapo mbërrita Barbara më tha: E more zarfin me 5000 euro? I thashë jo, nuk kam marrë asgjë.

GT: Doja të thosha diçka, tha ndonjë gjë për mua?

PD: Beh, më pyeti vetëm prej sa kohësh njihemi dhe unë i thashë prej shumë kohësh. Bëra mirë?

GT: Shumë mirë, bravo.

PD: I thashë që njihemi prej shumë kohësh, edhe se Barbara është mikesha ime gjithashtu. Ai më tregoi se ka një mikeshën e tij që dëshiron të më lëpijë...

GT: Ha ha ha ha...

PD: Të betohem kështu më tha. Shumë i dashur, shumë i nxehtë, gjithë natën nuk fjetëm.

GT: Është shumë i zoti në këto punë ai.

PD: Pastaj më pyeti vetë për kantierin. I thashë që po mundohem të eci para e vetme, megjithatë në Jug nuk është e lehtë për një vajzë të vetme. Kjo, edhe sepse është diçka shumë e madhe dhe ai më tha që do të dërgoj dikë të më ndihmojë. Shpresoj të jetë e vërtetë.

Mirupafshim shpirt, po shkoj në Moskë

Menjëherë pas kësaj, Berluskoni merr Patrizian në telefon. Pasi komentojnë mbrëmjen e kaluar së bashku ai niset për në Moskë.

PD: Alo?

SB: Si je sot?

PD: Si je?

SB: Këtë mëngjes?

PD: Mirë.

SB: Gjithçka në rregull?

PD: Po ti?

SB: Unë po. Punova shumë. Në mëngjes shkova në inaugurimin e asaj ekspozitës. Mbajta një fjalim të mrekullueshëm dhe mora shumë duartrokitje, por nuk ndihesha i lodhur.

PD: Eh, njëlloj si unë. Nuk më vjen gjumë, edhe pse s‘kam fjetur, vetëm zëri më është ngjirur.

SB: Si ka mundësi? Ne as nuk bërtitëm.

PD: Edhe pse nuk bërtita e di pse do më jetë ngjirur zëri? Sepse bëra dhjetë herë dush me ujë të ftohtë ngaqë kisha shumë vapë.

SB: Mirë, dëgjo, gjithçka në rregull?

PD: Po, gjithçka në rregull.

SB: Tani po nisem për në Moskë.

PD: Mirë.

SB: Do të telefonoj kur të kthehem, ok?

PD: Një puthje të madhe edhe për ty.

SB: Mirupafshim.

PD: Mirupafshim.

SB: Mirupafshim shpirt.

PD: Mirupafshim të puth.

Pas dushit

Po bëj edhe unë një dush. Pastaj më prit në shtratin e madh nëse do të mbarosh para meje. Në cilin shtrat? Atë të Putinit

Sill një mikeshë

Pastaj më tha herës tjetër që t‘i sjell ndonjë mikeshë, sepse dyshe... Gjithë natës nuk mbyllëm sy

Kantieri

Në mëngjes i dhashë numrin dhe më pyeti për mbiemrin. Më tha se do më ndihmonte me punimet në kantier

Lodhja

Nuk isha i lodhur. Mbajta një diskutim të mrekullueshëm. Po nisem për në Moskë. Do të të marr kur të kthehem

Më parë darka

Tani do të darkojmë? Pastaj në çfarë ore le të themi... zakonisht... Nuk e di, sepse Kryeministri është shumë gazmor, këndon, tregon barsoleta

Prezantimi

Atëherë ju nga jeni?. Unë jam nga Milanoja, por jetoj në Bari.Me se merresh?Jam e angazhuar në sektorin e ndërtimit, por nuk po më ecën mirë, sepse e vetme është pak e vështirë

Paratë

E more zarfin me 5000 euro? I thashë jo, nuk kam marrë asgjë.

Doja të thosha diçka, tha ndonjë gjë për mua? Beh, më pyeti vetëm prej sa kohësh njihemi dhe unë i thashë prej shumë kohësh


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›