Kolec Topalli: Teza të reja për nyjet e shqipes
Nyjat e shqipes, si një problem gjuhësor i gramatikës historike ende i diskutuar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të akademikut Kolec Topalli. Rezultatet e hulumtimeve dhe studimeve për këtë çështje i ka hedhur së fundmi në faqet e një monografie. "Nyjat e shqipes", një botim i dalë së fundmi nga shtypi, rrok çështje të tilla si: rrugët e krijimit të nyjave, format dhe burimet, funksionet dhe ndryshimet që kanë pësuar ato në ligjërim të lidhur etj. Topalli prezanton teza të reja mbi këtë problem, trajtuar edhe më parë nga gjuhëtarë të tjerë.
Së fundmi, interesi juaj ka përfshirë nyjat e shqipes, të cilave u keni kushtuar edhe një botim studimor. Në ç‘rrafsh është trajtuar ky problem gjuhësor?
Vepra "Nyjat e shqipes" trajton njërin nga problemet më themelore të gramatikës historike të gjuhës shqipe. Nyjat janë një mjet gjuhësor sui generis, që ka hyrë shumë thellë në sistemin gramatikor, prandaj ato përbëjnë kapitullin më të rëndësishëm të hulumtimit në sistemin e lakimit të shqipes, ku përfshihen emrat, mbiemrat, përemrat dhe më tej. Në këtë vepër, që sipas tematikës ndahet në shtatë krerë, trajtohen të gjitha problemet më të rëndësishme që lidhen me shfaqjen dhe zhvillimin e nyjave, siç janë: rrugët e krijimit të tyre, format dhe burimet, funksionet dhe ndryshimet që kanë pësuar ato në ligjërim të lidhur etj. Të gjitha këto probleme lidhen me njëri-tjetrin dhe japin një pasqyrë të plotë të rrugës së evolucionit të nyjave në gjuhën shqipe.
Ku jeni bazuar për të arritur në përfundimet që tashmë i ndani me kolegët, studiuesit, por edhe studentët e interesuar për gjuhën?
Si një problem themelor i historisë së gjuhës shqipe, nyjat kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e dijetarëve, duke zënë fill që me themelimin e gjuhësisë krahasimtare si shkencë, atëherë kur Franc Boppi përcaktoi karakterin indoeuropian të gjuhës shqipe, e duke vijuar me shkencëtarët e shekullit të kaluar e të ditëve tona. Problemet e tyre të shumta dhe ende të pazgjidhura përfundimisht kanë bërë që ato të trajtohen në shumë artikuj e monografi nga autorë të vendeve të ndryshme. Literatura për studimin e tyre mund të ndahet në dy rrafshe, që janë të lidhur me njëri-tjetrin: albanologjik e ballkanologjik. Në rrafshin e parë nyjat janë trajtuar si veçori e brendshme e shqipes, ç‘ka shihet sidomos në punimet shkencore të Çabejt, Rizës, La Pianës, Camajt, Bokshit, Demirajt etj. Në rrafshin e dytë ato janë parë në një lidhje më të gjerë, në rrafshin ballkanologjik, ku nyjat janë vështruar si dukuri gjuhësore e shumë gjuhëve të këtij Gadishulli. Në këtë rrafsh hulumtimet përfshijnë sidomos studimet e Sandfeldit, Joklit, Graurit, Skokut, Desnickajas, Georgievit, Pisanit etj. Këtyre u shtohen edhe studimet e gjuhëve europiane joballkanike, ku janë formuar nyja të tilla, që në disa pika afrohen me ato të shqipes dhe kanë gjenezë të njëjtë.
Çfarë të rejash sjell monografia juaj në fushën e studimeve të historisë së gjuhës shqipe?
Vepra përbën një studim të plotë për nyjat e shqipes, ku janë shtjelluar me teza të reja problemet që lidhen sidomos me burimin dhe zhvillimin e tyre historik. Pjesa më e rëndësishme, ku janë ndeshur prej shumë kohësh pikëpamje të ndryshme, është çështja e krijimit të tyre. Në këtë pikë vepra parashtron një tezë të re, që ndryshon nga ato që janë shprehur deri më sot dhe në mjaft raste kanë kundërshtuar njëra-tjetrën. Pa mundur të shpjegoj në një intervistë tezat e reja të kësaj vepre, po vë në dukje se mendimet e shprehura në këtë vepër prekin zhvillimin e nyjave të shqipes, rrugën e formimit të tyre nga përemrat dëftorë dhe evolucionin që kanë pasur ato pas krijimit të tyre, si një mjet i veçantë gjuhësor që ndërton forma gramatikore.
Ǒvlera ka vepra juaj përtej gjuhës shqipe në kuadrin e studimeve ballkanistike dhe më tej?
Nyjat janë karakteristikë jo vetëm për gjuhën shqipe, por edhe për shumicën e gjuhëve ballkanike, duke përbërë kështu një nga tiparet që i bashkon gjuhët e këtij areali. Por ndërsa disa gjuhë ballkanike, si greqishtja e serbishtja kanë vetëm nyja të përparme, ashtu si gjuhët gjermanike, romane etj., shqipja bashkë me rumanishten, bullgarishten e maqedonishten kanë edhe nyja të prapme. Kjo e bën me interes të veçantë studimin e shqipes në këtë pikë, bashkë me të edhe rumanishten, si dy gjuhë që kanë pasur kontakte të shumta me njëra-tjetrën në periudhën e antikitetit dhe të mesjetës së hershme. Prandaj hulumtimi i rrugës së zhvillimit të nyjave të shqipes përbën kontribut edhe në fushën e ballkanistikës për të ndriçuar këtë tipar të përbashkët të arealit ballkanik.
Kjo monografi, ç‘vend zë në kuadrin e përgjithshëm të punës suaj shkencore?
Monografia për nyjat përbën një hallkë në zinxhirin e botimeve të mia gjuhësore. Ka disa vjet që kam nisur botimin e veprave të tilla në fushë të historisë së gjuhës shqipe. Pas botimit të tetë monografive për fonetikën historike dhe të veprës integrale "Fonetika historike e gjuhës shqipe", që u vlerësua me dy çmime akademike, kam nisur botimet seriale në fushë të gramatikës historike. Vitin e kaluar botova monografinë "Zhvillimi historik i përemrave të shqipes" dhe këtë vit veprën tjetër për nyjat e shqipes, që lidhet me të parën, meqenëse nyjat e kanë burimin te përemrat. Pas kësaj vijnë hallka të tjera që lidhen me këtë fushë studimesh.