"Mami, më iku interneti!"
Ky "mur" ka filluar të ngrihet rreth vitit 1990. Fillimisht ishte një vijë e hollë ndarëse, por me kalimin e viteve filloi të theksohej edhe më shumë. Është ajo vijë që i ndan sot "emigrantët dixhitalë" nga "të lindurit dixhitalë". Të parët, për arsye anagrafike, nuk i kanë njohur teknologjitë dixhitale gjatë viteve të para të jetës, sidomos internetin dhe telefonat celularë dhe kanë "emigruar" drejt rrjetit vetëm në moshë madhore. Të dytët, kanë lindur në një botë ku kompjuteri, interneti dhe telefonat celularë ishin mjete të përdorimit të përditshëm. Por problemi i tyre kryesor është mungesa e të kuptuarit dhe komunikimi me brezat e mëparshëm.
Provat janë të ndryshme. Sipas një sondazhi të fundit të bërë në Angli, fëmijët duan të mësojnë në klasë duke punuar në grup, duke bërë praktikë e duke përdorur kompjuterin. Të njëjtët fëmijë të intervistuar thonë se në shkollë bëjnë të tjera gjëra: dëgjojnë mësuesit kur shpjegojnë dhe kopjojnë ato që janë shkruar në dërrasën e zezë. Duke u bazuar te një dokument i Qendrës për Arsim dhe Inovacion të OSBE-së, më shumë se 50 për qind e studentëve europianë (nga fillorja deri në shkollë të mesme) nuk e ka përdorur asnjëherë kompjuterin në shkollë gjatë vitit të fundit.
Këto të dhëna tregojnë se muri mes "të lindurve dixhitalë" dhe brezave të kaluar sa vjen e bëhet më i lartë. Ndryshimi qëndron pikërisht te të kuptuarit. Kush nuk e ka përdorur internetin që në lindje i është bërë zakon të mësojë me mënyrat e thjeshta, për shembull, me një prind, profesor, libër, ose përmes televizorit dhe është i/e aftë t‘ia transmetojë dijet e tij një ose shumë të rinjve. "Të lindurit dixhitalë" nuk janë mësuar me këtë skemë. Rrjeti i ka mësuar të përballen vazhdimisht mes palëve dhe të mos njohin vetëm një burim zyrtar. "Ky brez shfaq mënyra mësimi ndryshe nga brezat e mëparshëm. Njohin gjithçka falë ekranit, ikonave, muzikës, lojërave, navigimeve virtuale. Kjo do të thotë që "të lindurit dixhitalë" kanë zhvilluar mënyra mësimi jo të qarta", thotë një studiues i mediave të reja dhe teknologjive didaktike.
"Me fjalë të tjera", shpjegon një docent sociologjie, "ne të rriturit kërkojmë gjithmonë një manual ose kemi më shumë nevojë për mjete për të inkuadruar konceptualisht një objekt studimi para se t‘i përkushtohemi atij, ndërsa ‘të lindurit dixhitalë‘ jo: mësojnë nga eksperienca dhe gjërat që do t‘u ndodhin në vazhdim. Në thelb bëhet fjalë për një fenomen të ri të quajtur ‘open source‘ dhe kooperues me objektet kulturore, që pasqyrohet në mënyrën se si të rinjtë ndajnë së bashku muzikën, dijet dhe eksperiencat online përmes mjeteve të ndryshme të komunikimit teknologjik (mesinxherit, uikipedias, skajpit dhe blogeve)".
Ky është një transformim dhe revolucion që po "gllabëron" shumë djem e vajza. Në Europë 80 për qind e fëmijëve përdorin internetin, ndërsa 60 milionë adoleshentë dhe fëmijë amerikanë kanë një faqe personale në rrjet (për shembull në "Facebook", ose "MySpace").
Gjithsesi, edhe pse kanë kaluar 41 vjet nga revolucioni i fundit kulturor, ai i vitit 1968, sot ndodhemi para një ndryshimi që, edhe pse i heshtur, nuk është më pak i rëndësishëm. "Deri pak vite më parë, përdormi i teknologjisë ishte thjesht për të luajtur ose për të punuar, e mbi të gjitha individual: ti, vetëm me kompjuterin tënd përballë. Sot kjo është një tendencë e cila vazhdon të rritet. Rrjeti është vendi i duhur, ku çdokush mund të ketë një identitet. Nëse nuk je në rrjet, atëherë nuk ekziston". "Të rinjtë dixhitalë" e konsiderojnë kompjuterin ose celularin një protezë të trupit që i ndihmon ata të shprehen.
Televizori është një tjetër vend ku fëmijët dëshirojnë të shfaqen. "Brezat e rinj janë rritur me frymën ‘të dalin në televizor‘, prandaj interneti është shumë i rëndësishëm për adoleshentët, pasi u jep një kënaqësi që nuk mund ta gjejnë kudo", thotë një psikologe. Por përballë gjithë kësaj situate, çfarë mund të bëjnë prindërit e "të lindurve dixhitalë" për të komunikuar me fëmijët e tyre? "Fillimisht duhet të njohin internetin dhe të qëndrojnë përballë kompjuterit me fëmijët", përgjigjet psikologia. "Duhet t‘i edukoni që të vegjël, sepse kur janë në moshën 11 ose 12-vjeçare kanë dëshirë të rrinë vetëm në dhomë dhe në këtë pikë nuk janë në gjendje t‘i njohin rreziqet e rrjetit. Nuk duhet të përdorni forcën, ose tonin e lartë të zërit; gjithmonë ka një mënyrë për t‘i zbatuar rregullat. Nuk duhet t‘i ndaloni të përdorni teknologjitë e reja, sepse në të kundërt do t‘i detyroni ata ta përdorin fshehurazi kompjuterin dhe të mos i njohin rreziqet që ai sjell. Ju mund t‘i ndaloni ata duke u shpjeguar se çfarë ndodh kur viziton një vend të huaj".
Në fakt, nga njëra anë teknologjitë e reja i ndihmojnë prindërit të njohin më mirë emocionet dhe gjendjen shpirtërore të fëmijëve të tyre. Kështu, gjatë moshës së adoleshencës prindërit mund të mbledhin më shumë informacione mbi fëmijët, meqenëse komunikimi direkt është jashtëzakonisht i rrallë. Në familje asnjëri nga pjesëtarët nuk mund të komunikojë me "të lindurit dixhitalë", edhe pse këta të fundit kur janë vetëm në dhomë, arrijnë të flasin dhe të lidhin miqësi me shumë persona nga të pestë kontinentet.
Gjithsesi, nuk duhet të shqetësoheni as për internetin dhe as për videolojërat, që shpesh akuzohen se janë përgjegjëse për sjelljen e fëmijëve. Problemi qëndron te numri i orëve që fëmijët kalojnë para kompjuterit. Një studim i fundit ka treguar se në Amerikë, në vitin 1993 të rinjtë kalonin mesatarisht shtatë orë në javë para kompjuterit, ndërkohë që sot numri i orëve ka arritur në 17. Në këtë rast nuk janë videolojërat ato që përbëjnë rrezik, por prindërit që i lejojnë fëmijët të qëndrojnë kaq gjatë para kompjuterit.