Shtohen nënat adoleshente dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme
Shtatzënia e adoleshenteve dhe shtimi
i të sëmurëve me sifiliz kishin
arritur gjatë viteve të Presidencës së
Bushit një rekord. Kjo në një kohë kur sipas
politikës edukuese evangjeliste
të Bushit, vajzat e
reja nxiteshin për të mos
ta provuar marrëdhënien
intime paramartesore. Raporti
i ri u publikua dje nga
organizata më e madhe
shëndetësore amerikane.
Në këtë material që do të
befasojë disa nga kritikët e
politikave të Bushit në lidhje
me çështjen e mësipërme,
Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve
thotë se gjatë
viteve para se Bush të vinte
në pushtet kishte një rënie të ndjeshme
të fenomenit të shtatzënisë te vajzat
adoleshente, si dhe një numër gjithnjë e
më të vogël të sëmundjeve seksualisht
të transmetueshme. Që nga viti 1991,
shkalla e lindjeve nga nënat adoleshente
kishte nisur të binte, por sipas statistikave
të fundit, ato janë rritur ndjeshëm që nga
viti 2005. Në studim thuhet edhe se është
rritur numri i adoleshentëve
me sifi liz dhe jo pak, por
thuajse dyfi sh me vitin 2000.
Edhe numri i të infektuarve
me SIDA tek adoleshentët
meshkuj është dyfishuar.
Veçanërisht të prekur janë
adoleshentët e shteteve
të Jugut. Sipas raportit, një
nga shkaqet është mospërdorimi
i mjeteve kontraceptive,
si pasojë e predikimeve
fetare që kërkojnë marrëdhënie
vetëm pas martese.
Kësisoj të rinjtë, që gjithsesi
kryejnë marrëdhënie me njëri-tjetrin, për
mungesë të njohurive dhe reklamimit të
masave mbrojtëse, i kryejnë marrëdhëniet
të pambrojtur, duke i shkaktuar vetes probleme
të mëdha e me pasoja fi zike.
i të sëmurëve me sifiliz kishin
arritur gjatë viteve të Presidencës së
Bushit një rekord. Kjo në një kohë kur sipas
politikës edukuese evangjeliste
të Bushit, vajzat e
reja nxiteshin për të mos
ta provuar marrëdhënien
intime paramartesore. Raporti
i ri u publikua dje nga
organizata më e madhe
shëndetësore amerikane.
Në këtë material që do të
befasojë disa nga kritikët e
politikave të Bushit në lidhje
me çështjen e mësipërme,
Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve
thotë se gjatë
viteve para se Bush të vinte
në pushtet kishte një rënie të ndjeshme
të fenomenit të shtatzënisë te vajzat
adoleshente, si dhe një numër gjithnjë e
më të vogël të sëmundjeve seksualisht
të transmetueshme. Që nga viti 1991,
shkalla e lindjeve nga nënat adoleshente
kishte nisur të binte, por sipas statistikave
të fundit, ato janë rritur ndjeshëm që nga
viti 2005. Në studim thuhet edhe se është
rritur numri i adoleshentëve
me sifi liz dhe jo pak, por
thuajse dyfi sh me vitin 2000.
Edhe numri i të infektuarve
me SIDA tek adoleshentët
meshkuj është dyfishuar.
Veçanërisht të prekur janë
adoleshentët e shteteve
të Jugut. Sipas raportit, një
nga shkaqet është mospërdorimi
i mjeteve kontraceptive,
si pasojë e predikimeve
fetare që kërkojnë marrëdhënie
vetëm pas martese.
Kësisoj të rinjtë, që gjithsesi
kryejnë marrëdhënie me njëri-tjetrin, për
mungesë të njohurive dhe reklamimit të
masave mbrojtëse, i kryejnë marrëdhëniet
të pambrojtur, duke i shkaktuar vetes probleme
të mëdha e me pasoja fi zike.