E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi, Kolegji Zgjedhor shqyrton ankesat e politikanëve

 Në Shqipëri, përfaqësuesit më në zë të komunitetit ndërkombëtar theksuan mbrëmë rëndësinë e rolit të Kolegjit zgjedhor dhe të një procesi gjyqësor të pavarur në trajtimin e ankimimeve të forcave politike për cështjet që lidhen me zgjedhjet e 28 qershorit.  Presidenca suedeze e Bashkimit europian, shefi i delegacionit të komisionit euroian dhe ambasadori i shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Anglisë i bënë këto komente pas takimit me anëtarët e kolegjit zgjedhor. Në një deklaratë zyrtare nënvizohet se përfaqësuesit diplomatikë nxitin administratën zgjedhore dhe partitë politike të punojnë konstruktivisht për një mbyllje të suksesshme të procesit zgjedhor drejt formimit të një qeverie legjitime

Në ditën kur kolegji zgjedhor, një trupë e përbërë nga 8 anëtarë të përzgjedhur nga gjykatat e apelit në vend, nisi shqyrtimin e ankimimive të partive politike lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit, pesë ambasadorë, përfaqësuesit e kancelarive kryesore perëndimore në Tiranë, u takuan me ta për të diskutuar pikërisht për këtë fazë delikate të procesit zgjedhor. Kolegji është instanca e fundit dhe vendimet e saj janë të formës së prerë. Në këtë institucion janë përplasur disa ankesa kryesisht nga partia socialiste, por edhe partia demokratike e dy parti të tjera të vogla për te kundërshtuar vendime të komisionit qëndror të zgjedhjeve. Ky i fundit u vu në shënjestër të akuzave të socialistëve se ishte vënë sipas tyre në shërbim të kryeministrit Sali berisha. Socialistt të cilët do të duhet të qëndrojnë sërish në opozitë janë shprehur se nëse atyre u mohohet e drejta për të nxjerrë në dritë, sic shprehen parregullsitë serioze dhe deformimet që sipas tyre ka pësuar procesi i zgjedhjeve të 28 qershorit, ata "nuk do të njohin parlamentin e ri dhe rezultatin e zgjedhjeve".

Presidenca suedeze e Bashkimit europian, shefi i delegacionit të komisionit euroian dhe ambasadori i shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Anglisë u takuan me kolegjin zgjedhor "për të sinjalizuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe interesin për një proces elektoral të besueshëm", sic thuhet në deklaratën zyrtare.  "Këto zgjedhje janë një test i rëndësishëm i pjekurisë demokratike të Shqipërisë dhe gadishmërisë për të ecur përpara drejt integrimit të mëtejshëm në BE", vazhdon më tej njoftimi për takimin.

Ambasadorët perëndimorë kanë theskuar se komuniteti ndërkombëtar vazhdon të ndjekë nga afër procesin elektoral dhe duke iu referuar edhe cilësimit të  bërë në velërsimin e parë të misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë një ditë pas votimeve , "vlerësimi final i zgjedhjeve të 28 Qershorit do të varet në një shkallë të konsiderueshme nga trajtimi i procesit të ankimimeve dhe apeleve”. Në deklaraten e tyre, më tej thuhet se "duke patur parasysh ndërhyrjet që u vunë re në procesin e numërimit të votave nga partitë politike dhe presione ndaj administratës zgjedhore, përfaqësuesit diplomatike theksuan rëndësinë e rolit të Kolegjit Zgjedhor dhe të një procesi gjyqësor të pavarur”. Ambasadorët perëndimorë "nxitin administratën zgjedhore dhe partitë politike të punojnë konstruktivisht për një mbyllje të suksesshme të procesit zgjedhor, drejt formimit - sic thuhet në mbyllje të deklaratës - të një Qeverie legjitime”.

Sot Kolegji zgjedhor do të nisë shqyrtimin e një cështjeje delikate, ankimin e Partisë socialiste për qarkun e Beratit. Socialistët pretendojnë se një numër i madh fletësh votimi janë konsideruar padrejtësisht të pavlefshme dhe se rivlerësimi i tyre do të mund t'i jepte asaj një mandat tjetër që do t'i conte në 67 deputetët e koalicionit të udhëhequr prej saj dhe 69 ata të koalicionit të partisë demokratike. Në bilancin e raporteve për qeverinë e ardhshme një situatë e tillë nuk do t'i ndryshinte kahet. Por do të rriste peshën e katër deputetëve të Lëvizjes socialiste për Integrim brenda shumicës së ardhshme qeverisëse, e njëkohësiht dhe koston politike të kësaj partie në gjirin e elektoratit të majtë duke qenë se teorikisht, në një panoramë të tillë hipotetike, ajo do të mund të ishte sërish në qeveri por këtë herë me socialistët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›