Berluskoni dhe e djathta pergatiten te vijne ne pushtet
Pas njezet muajsh ne opozite, Silvio Berluskoni dhe koalicioni i tij i djathte pergatiten te rikthehen ne pushtet, pas rrezimit te njoftuar te Romano Prodit dhe zgjedhjeve te pritshme legjislative per te caktuar nje pasardhes. "Te gjitha sondazhet tona i japin te djathtes nje avance prej 12-15 per qind ne raport me te majten", tha dje Berluskoni i sigurt ne vetvete. Sondazhet e publikuara ne faqen zyrtare te qeverise i japi nje avantazh prej 10-12 per qind qendres se djathte. "Ne mund te shkojme ne votime, edhe nese kjo qeveri qendron ne pushtet per te mbyllur ceshtjet qe ka ne dore", shtoi Berluskoni duke permendur nje date "ne pranvere" per organizimin e zgjedhjeve te parakohshme.
Zgjedhjet legjislative ne Itali duhet te organizohen 45-70 dite pas shperndarjes se parlamentit. Ndersa ndihet ne pozita te forta per shkak te avantazhit te tij ne sondazhe, Berluskoni mendon ta rrahe hekurin sa eshte i nxehte dhe te perfitoje nga popullariteti ne renie i te majtes i misheruar ne figuren e Romano Prodit. Ai eshte i gatshem madje te shkoje ne votime edhe me ligjin aktual elektoral, te cilin e miratoi me shumicen e tij ne dhjetor 2005, e qe megjithate ishte nje nga shkaqet e humbjes se tij ne zgjedhjet legjislative te 2006-es. E miratuar me qellimin per t'i lene nje tablete te helmuar pasardhesit te tij, kjo menyre votimi qe ka favorizuar aleancat dhe therrmimin e partive u kthye, per ironi te fatit, perkunder tij, duke e privuar nga shumica ne Senat, nderkohe qe kampi i tij mblodhi me shume vota ne Dhomen e Larte.