E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria "Berisha", terhiqet Dule

Fatjona Mejdini
Qendrueshmeria e Kryeministrit Berisha ne deklaratat e tij per mos ndryshimin e ministrave ne kabinet dhe per mos ndryshimin e raporteve mes aleteve, i ka bere keta te fundit qe te terhiqen ne deklaratat e tyre. Keshtu, nje nga kritiket me te ashper te Kryeministrit Berisha mbi kompozimin e qeverise se tij, kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule, ne nje konference per shtyp deklaroi se ndryshimet ne qeveri duhet te behen pas tre muajsh, pikerisht pas fteses qe do te vije nga Samiti i Bukureshtit per anetaresimin ne NATO. Ne kete menyre, kreu i PBDNJ-se kundershtoi qendrimin e tij te meparshem, sipas te cilit ne qeveri duhet te behen ndryshime te menjehershme, sepse ne te kundert nuk do te kishin kuptim. "Ndryshimet ne qeveri priten pas 2-3 muajsh dhe Kryeministri nuk mund te flase para kesaj kohe. Nje Kryeminister flet per ndryshimet ne qeveri vetem ne momentin qe i ka bere ato fakt konkret", deklaroi Vangjel Dule, duke zbutur keshtu qendrimin dhe kerkesen e tij per ndryshime te menjehershme ne qeveri.
Kreu i partise per te drejtat e minoritetit la te kuptohej se ndryshimet ne qeverisjen e djathte duheshin kryer pas Samitit te Bukureshtit ne muajin prill, ku pritet te vendoset per marrjen ose jo te fteses per ne NATO. Ne konferencen e djeshme per shtyp, kryetari i PBDNJ-se, Dule, sqaroi edhe pozicionin e partise se tij ne koalicion e djathte. Sipas Dules, PBDNJ eshte nje parti e qendres dhe per kete pozicioni i saj ne nje koalicion te djathte eshte normal. "PBDNJ mbetet nje parti e qendres dhe nuk ka ende asnje vendim te Kongresit te PBDNJ-se per te ndryshuar djathtas", theksoi Dule. Ne kete menyre, ai i ktheu pergjigje edhe kreut te republikaneve, Fatmir Mediu, i cili pak dite me pare theksoi se ne koalicionin e djathte nuk duhet te bejne pjese parti qe nuk kane nje program te djathte. Por, ne deklaraten e tij, Vangjel Dule theksoi se ai vazhdonte t'i qendronte mendimit se riformatimi i te djathtes mbi baza programore ishte me se i nevojshem per mazhorancen aktuale.
Dule
Kreu i PBDNJ-se, Dule, ne nje prononcim pak jave me pare per "Koha Jone", theksoi se Kryeministri Berisha duhet te vendoste te kryente sa me shpejt ndryshimet ne kabinetin e tij. Sipas Dules, nese keto ndryshime ishin te domosdoshme per reformat dhe ne nje kohe te dyte nuk do te kishin mundesi te ishin efikase per shkak te proceseve integruese te vendit. Madje, ai tha se mund te hiqte dore nga qeveria, vetem te pershpejtoheshin ritmet.
Mediu
Kryetari i PR-se, Fatmir Mediu, njekohesisht minister i Mbrojtjes, tha pak dite me pare se koalicioni i djathte ka nevoje per t'u riformatuar, ne menyre qe aty te qendrojne vetem partite me nje program te djathte. Sipas tij, e djathta duhet te mblidhet ne nje tryeze te perbashket pas Samitit te Bukureshtit dhe aty te percaktoje ne menyre te qarte se si do te funksionoj ne te ardhmen, duke thene se kjo eshte koha dhe per ndryshime ne qeveri.
Xhuveli
Kreu i Partise Agrare-Ambjentaliste, Lufter Xhuveli, njekohesisht minister i Mjedisit, ne kuader te deklaratave per riformatimin e te djathtes, theksoi se partia e tij ishte nje parti e qendres, qe kishte ne thelb zgjidhjen e problemeve te mjedisit. Nga ana tjeter, Xhuveli theksoi se Kryeministri Berisha nuk kishte asnje arsye te shkarkonte ate si minister, pasi ai i kishte permbushur me korrektesi dhe seriozitet detyrat qe puna i kerkonte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›