Serbia duhet te pranoje integrimin e saj ne BE dhe pavaresine e Kosoves
Megjithese Timosllav Nikolic, kreu actual i partiese radikale, nuk eshte si Sllobodan Milloshevici, fitorja e tij ne turin e pare te zgjedhjeve presidenciale, te dielen, eshte nje shkak per t'u shqetesuar. Boris Tadic, presidenti ne detyre, pro evropian, do te kete shume pune per te bere, ne qofte se fiton ne raundin e dyte. Ai ishte i dyti ne raundin e pare, pas Nikolicit, kur fitoi kater vite me pare. Por qysh prej vitit 2004, ndjenjat antiperendimore radikale jane perhapur me shume, te ushqyera kryesisht nga debati i nxehte per Kosoven. Serbia eshte ne moment krize. Ndersa SHBA-ja dhe BE-ja po pergatiten te njohin pavaresine e Kosoves, udheheqja e Beogradit ka shume pak hapesire manovrimi. Rreziku kryesor nuk eshte se Serbia do te kthehet te dhuna - megjithese veprime ekstremiste sporadike mund te mos perjashtohen. Rreziku i madh eshte se Serbia mund te shkepute lidhjet me perendimin dhe te hidhet e tera ne krahet e Rusise. Interesat e Perendimit mund te demtohen rende. Ndersa akoma me i madh do te jete demi ne rajon: cfare shprese per stabilitet mund te kete ne nje vend qe kerkon perkrahje nga lindja, ndersa pjesa tjeter nga perendimi? Kremlini e ka bere te qarte synimin e tij te ngulet mire ne Serbi me blerjen e NIS, kompania serbe e naftes, nga Gazpromi, dhe lidhja e Serbise me gazsjellesin "South Stream". Ne lidhje me politiken e saj ne Kosove, BE-ja ka shume pak hapesire per manovrim. Pozicioni i saj eshte edhe me i kufizuar nga e kembengulja me te drejte e saj qe Serbia te dorezoje te dyshuarit per krime lufte para se Brukseli te angazhohet teresisht me Serbine. Por BE-ja duhet te beje gjithcka qe ka ne dore. Duhet t'i jape Tadicit shansin me te mire ne balotazh, duke firmosur marreveshjen e rendesishme te paraprake te anetaresimit qe do ta fute Serbine ne rrugen e anetaresimit. Liberalizimi i ligjeve te ndihmave, tregtise dhe vizave duhet te ofrohen. Brukseli duhet t'u tregoje serbeve qe ata jane futur ne vizionin e saj per Europen. Megjithate, vendimet reale do te merren nga vete Serbia. Ata duhet ta pranojne humbjen e Kosoves dhe te perqafojne nje te ardhme me orientim nga BE-ja. Ose mund te zhyten ne zemerimin e per humbjen e Kosoves dhe te zgjedhin mes izolimit dhe meshires ruse. Lideret e Beogradit kane pergjegjesi te madhe ne berjen e zgjedhjeve te duhura.
Marre nga: "Financial Times"