Prag-pavaresia, BE kontakt 24 oresh me Thacin
Zyrtaret e Bashkimit Evropian kane vendosur qe te kene kontakte te perditshme pa nderprerje me autoritetet shteterore te Kosoves, ne prag te shpalljes nga Prishtina, te pavaresise se shumepritur. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, konfirmoi dje, ne Bruksel, se deklarata per pavaresine e Kosoves eshte ceshtje ditesh. Sakaq, pas oreve me bisedime, shefi i BE-se per Politike te Jashtme, Javier Solana, tha se nuk kishte diskutuar data specifike me z. Thaci. Ai shtoi se koordinimi mes tyre ishte shume i mire dhe i perditshem.
Duke folur pas bisedimeve me shefin e BE-se per Politike te Jashtme, Javier Solana, z. Thaci perseriti se vendimi do te koordinohej me SHBA-ne dhe BE. Por, BE kerkon qe shqiptaret e Kosoves ta shtyjne shpalljen e pavaresise te pakten deri ne mes te shkurtit.
Z. Thaci tha se Kosova duhet te respektonte disa procedura dhe konsultime, por e beri te qarte se shqiptaret etnike nuk ishin te pergatitur te prisnin me. "Kosova eshte e gatshme me gjithcka per te shpallur pavaresine dhe kjo eshte ceshtje ditesh", tha z. Thaci.
BE-ja, megjithate, do qe ai te prese deri te pakten pas raundit te dyte te zgjedhjeve presidenciale ne Serbi, me 3 shkurt. Disa vende si Qipro dhe Spanja, ku ceshtja e separatizmit etnik eshte e ndjeshme, madje kerkojne nje shtyrje edhe me te gjate me nje muaj a ca. Por, SHBA po tregon shenja pezmatimi. Uashingtoni ka bere te qarte se sa me pare duhet shpallur pavaresia, pasi rreziqet jane evidente. Ed.Ku