Meningjiti, shenohet rasti i njembedhjete
Shenohet rasti i 11 i te prekurve nga virusi i meningjitit. Pas nje pauze 10-ditore, virusi goditi serish dhe kete here ne fshatin Karm, te rrethit te Shkodres. Ka qene nje i moshuar nga Shkodra, i cili eshte sjelle me urgjence ne oret e mbremjes ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Shkodrani 76-vjecar, Llesh M. (KJ, per arsye etike nuk e boton mbiemrin e plote), ka shfaqur shenjat e te vjellave dhe te temperatures rreth dy dite me pare dhe mjeket e spitalit te ketij qyteti e kane derguar dje ne Tirane, per nje mjekim te specializuar. Asnje prej mjekeve dhe drejtuesve te QSUT-se, ne zbatim te urdhrit te ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka, nuk kane pranuar te japin asnje te dhene per gjendjen shendetesore te te semurit. Megjithate, burime nga kjo qender bejne te ditur se gjendja e 76-vjecarit paraqitet mjaft e renduar. Nderkohe ende nuk dihet asgje per llojin e virusit qe ka prekur te semurin, nese eshte viral apo bakterial. Mesohet se do te jene analizat, te cilat do te percaktojne llojin e bakterit dhe meningjitit. Tashme, mjeket kane filluar trajtimin e te semurit ne Spitalin Infektiv dhe pritet qe diten e sotme te mesohet se si do te shkoje gjendja e tij shendetesore, megjithese thuhet se ajo eshte e rende, duke pasur parasysh edhe moshen e thyer. Nderkohe jane marre masat edhe per kete pacient dhe eshte rasti i dyte qe preket nje i moshuar, pas 65-vjecarit nga fshatrat e Burrelit. Sipas mjekeve, nga pikepamja epidemiologjike rastet jane sporadike dhe per momentin s'mund te flitet per shperthim epidemik. Nderkohe per te gjithe te afermit e pacienteve, sipas ISHP-se, jane marre mostrat per kryerjen e analizave, si dhe mjekimi i kerkuar dhe i domosdoshem. Bluzat e mardha theksojne se rastet me meningjit shfaqen ne sezonin e dimrit dhe sjellja e te gjithe pacienteve ne Tirane ka rritur sistemin e vigjilences, ndaj bejne apel se te gjithe te dyshuarit po trajtohen me kujdes.
Simptomat e meningjitit:
Temperature e larte
Dhimbje e forte dhe e vazhdueshme e kokes
Te vjella
Ngurtesim i qafes
Njolla ne lekure, te cilat nuk zbehen nga shtypja
Konfuzion mendor
Ndjeshmeri e shtuar ndaj drites