E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli e Bode, bashke ne Korce per pervjetorin e takimin me bazen

Dy kreret me te larte te PD kane qene bashke ne turin e ndermarre kohet e fundit ne bazen e partise, nen "petkun" e pervjetoreve te themelimit te degeve te PD. Keshtu, sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike, Ridvan Bode dhe nenkryetarja e PD, Jozefina Topalli, moren pjese dje ne takimin e organizuar me rastin e 17-vjetorit te themelimit te deges se PD-se ne Korce. Sipas Topallit, PD e Korces ka paraprire gjithmone aksionet tona me te rendesishme politike. Topalli theksoi se Korca ka sjell gjithmone nje model te suksesshem te funksionimit politik dhe bashkepunimit te mire me pushtetin qendror e lokal. "Busull e misionit tone mbeten premtimet ndaj te gjithe shqiptareve si dhe detyrimet qe ne te gjithe kemi ndaj votuesve dhe mbeshtetesve tane, ne cdo komune dhe bashki te Shqiperise", deklaroi Topalli ne fjalen e saj. Topalli theksoi ne fjalen e saj rendesine e investimeve per zhvillimin e vendit. Ajo u ndal dhe ne rritjen e pensioneve ne qytet e ne fshat, rrogave ne administrate, gjate ketyre dy viteve te qeverisjes se PD. Ndersa deputeti i Korces, Ridvan Bode, tha se "jemi ne nje vit thelbesor te zbatimit te programit te qeverisjes sone, prandaj iu kerkoj ju jo thjesht realizimin e ketij programi, por te shansit te madh te vendit tone per mireqeverisje".
F.M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›