Femrat afgane protestuan kundër ekzekutimeve publike

Një numër i femrave janë u tubuan në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, për ta dënuar dhunën kundër femrave.
Kjo protestë u bë pas ekzekutimit publik të një gruaje të re afgane të martuar në provincën Parvan, e cila ishte akuzuar për tradhti bashkëshortore.
Ministria për Çështje të Grave e Afganistanit e ka përshkruar demonstrimin si “protestë në heshtje”.
Ekzekutimi i femrës 22 vjeçare në provincën Parvan ka shkaktuar tmerr global.
Në video incizim shihej brohoritja e burrave, derisa gruaja u qëllua për vdekje.
Autoritetet afgane për këtë ekzekutim i kanë fajësuar militantët talebanë.
Por, talebanët kanë thënë se nuk ishin të përfshirë në këtë rast.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, e ka dënuar vrasjen duke e cilësuar si jo-islamike dhe të pafalshme.