Clinton për vizitë historike në Laos

Hillary Clinton ka mbërritur në Laos, si sekretarja e parë amerikane e shtetit që viziton këtë vend në 57 vitet e fundit.
Pritet që Clinton të diskutojë planin për ndërtimin e një moli në lumin Mekong, të cilin kritikët e shohin si një projekt që do të dëmtojë mjedisin dhe do të ndikojë në jetët e miliona personave.
Projekti hidroelektrik ka shkaktuar tendosje mes Laosit, Vietnamit, Kamboxhias dhe Tajlandës. Qeveria e Laosit nuk do që të ndërtohet ky mol, derisa të zgjidhen çështjet që lidhen me ambientin.
Por aktivistët thonë se puna për projektin ka nisur, duke nxjerrë fotografi nga vendi ku po ndërtohet.
Pas kësaj vizite, Hillary Clinton do të shkojë në Kamboxhia për samitin e Azisë.
Diplomati i fundit amerikan që ka vizituar Laosin ishte John Foster Dulles, në vitin 1955.