Berluskoni është një nga miqtë më të mirë të Shqipërisë
Nuk e kuptoj përse duhet të jemi kundër projekteve të energjisë me erë? Ky është një kundërshtim i urdhëruar, që bëhet edhe më i pështirë kur thoni që Berluskoni vjen vetëm për interesat e veta. Është një nga miqtë më të mirë të Shqipërisë.
Ishit kundër TEC-ve me naftë, gaz apo qymyr, sepse ndotin. Dakord. Por jeni edhe kundër energjisë që përftohet nga burime të pastra, pra që nuk ndotin ambientin, si era. Si ta kuptojmë këtë? S`do ngelemi me gjeneratorë ne, sepse ju nuk doni që të zhvillohet Shqipëria.
Sipas asaj që sqarojnë njerëzit që kanë informacione për këto projekte, si këshilltarja ekonomike e kryeministrit, 20% e energjisë do t'i jepen Shqipërisë.