E Diel, 1 Nëntor 2026

Miliona euro dhe një shtëpi pushimi, Madona likujdon ish bashkëshortin

Gati 37 milionë euro dhe një shtëpi pushimi në fshat me vlerë 20 milionë stërlina do t’i kushtojë Madonës divorci me ish bashkëshortin e saj Guy Ritchie.

Sipas të përjavshmes “News of the World”, pop-stari do t’i japë atij edhe një tjetër shumë të konsiderueshme të derdhur në llogari bankare. Regjisori do të marrë pas kësaj edhe klubin në Londër si dhe kontenë në Wiltshire, në pjesën jug perëndimore të vendit.

Raportohet se Guy donte të rrinte në shtëpinë në Londër, por Madona, sipas zërave të afërt pranë familjes e ka refuzuar këtë kërkesë, pasi nuk ka dashur ta ndajnë dhe në fund e ka bindur duke i dhënë 12 milionë si shpërblim.

Sipas asaj që u vendos pas divorcit në 21 nëntor, parashikohet që Guy Ritchie nuk do të kishte të tjera pretendime mbi pasurinë e këngëtares, e cmuar me një vlerë prej 300 milionë stërlinash (mbi 346 milion euro).

Për sa i përket fëmijëve, marrëveshja e bërë parashikon kujdesin e të dy ish bashkëshortëve. Ritchie, 40 vjec dhe Madonna, 50 kanë dy fëmijë: Rocco, 8 vjec dhe David Banda (3), adoptuar në Malaëi në vitin 2006. Pop-stari ka edhe një vajzë 12-vjec, Lourdes, që ka ardhur në jetë nga një marrëdhënie me trajnerin personal Carlos Leon. Ndërkohë që divorci mes madonës dhe regjisorit u bë zyrtar në 21 nëntor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›