Gjergj Vlashi nderohet me “Dita Botërore e Librit”
29/04/2005 Shkrimtari, përkthyesi dhe regjisori i njohur, Gjergj Vlashi, është nderuar me çmimin “Dita botërore e librit”. Ka qenë biblioteka e qytetit të Durrësit nismëtarja e sjelljes në kujtesën e lexuesit dhe të intelektualëve bregdetas, organizatore e aktivitetit me pjesëmarrje të shumë artistëve dhe autoriteteve.
”Artisti i Popullit”, Gjergj Vlashi, është veçuar si një ndër personalitetet e veçanta në fushën e letërsisë e artit në tërësi, për ndihmesën dhe shërbimin që i ka bërë kulturës kombëtare. Në ditën e nderimit me çmimin “Dita Botërore e Librit”, është vlerësuar puna krijuese dhe intelektuale e Gjergj Vlashit, autorit të 16 librave të gjinive të ndryshme si romane, tregime dhe libra për fëmijë, ndërkohë që krijimtaria e tij është një pjesë e vlerave dhe dëshmisë për botën e artit.
“Artisti i Popullit” është njohës i shtatë gjuhëve të huaja dhe shqipërues i 14 librave të autorëve të mëdhenj si Franc Kafka, Jose Saramago, Luigi Pirandelo, Agata Kristi, Dino Buxati; përkthyes i dy antologjive me tregime austriake dhe hispanoamerikane të shekullit të XX. Themeluesi i varietesë në
Shqipëri, Vlashi, ka lënë gjurmë të forta si regjisor, duke i kushtuar skenës afro 100 premiera. Kryetari i bashkisë së Durrësit, Lefter Koka, në ditën e nderimit me çmimin simbolik për Gjergj Vlashin, ka përcjellë në emër të pushtetit vendor krenarinë e qytetit të Durrësit për trashëgiminë e pasur të Vlashit, i cili vazhdon të jetë aktiv edhe në moshën e tij 77-vjeçare. Këto ditë nga krijimtaria e autorit është botuar libri me 1001 aforizma "Fjalë me pikatore", si dhe përkthimi i dramës "I burgosuri", shkruar nga aktori i madh Aleksandër Moisiu.