Fitore me krahë

29/04/2005 Përse të mos quhet suksesi i ri me emrin Mërkuri – perëndia romake e huazuar nga grekët, kulti i të cilës u përhap gjithandej. Veç krahëve dhe markës evropiane, meritat e tjera të Mërkurit e bëjnë atë dyfish të përshtatshëm si një tregues të rëndësishëm të një projekti të madh evropian: për romakët, ai ishte gjithashtu perëndia e tregtisë dhe udhëtarëve
“A-380 ka ndihmuar në rinovimin e traditës së projekteve të mëdhenj, të cilët kanë entuziazmuar breza të tërë shkencëtarësh. Fuqia bërthamore në vitet gjashtëdhjetë dhe Ariane [raketa] si dhe TGV në vitet tetëdhjetë i dhanë shtysë industrive evropiane... Në secilin rast, qeveritë evropiane kishin guxuar të mbështesin sipërmarrje me risk të lartë”.
Një turmë e madhe njerëzish u mblodhën për të duartokitur projektin gjigand të Airbus, A-380, teksa ky u ngrit për herë të parë në qiej, ditën e mërkurë. Një projekt me një kompleksitet dhe bashkëpunim ekonomik të jashtëzakonshëm më së fundi po ngrihej nga toka, në kontrast shumë të madh nga gjendja aktuale e Kushtetutës së Bashkimit Evropian, për të cilën po luftohet për ta mbajtur gjallë, apo në kontrast edhe më të madh me ekonominë e eurozonës, e cila po lufton dhe ajo me mish e me shpirt për t’u futur në rrugën e duhur.
Gjigandi A-380, që është në gjendje të mbajë në bord më shumë se 800 pasagjerë, përbën një simbol muskuloz të asaj që mund të arrijë një Evropë e Bashkuar. Një avion nuk përbën një mrekulli, sigurisht, por po ta krahasosh, gjendja aktuale e politikës evropiane të ngjan e “rreckosur”. Avioni dhe prodhuesi i tij mbeten në qendër të një gare tregtare embrionale me Shtetet e Bashkuara dhe prodhuesin e trye më të madh të avionëve, Boeing. E ndërkohë që Airbus buçet në qiejt mbi Atlantik, Shtetet e Bashkuara duket se po ushtrojnë “pushtetin e tyre të butë” për të nxitur kompani ajrore kanadeze, koreane dhe indiane që të blejnë me shumicë modelin më të fundit të kompanisë, Boeing 787. E megjithatë, kaq i madh është suksesi i Airbus, saqë edhe sikur qeveritë evropiane të tërhiqnin format e trye të ndryshme të subvencionit, kompania do të vazhdonte të lulëzonte ekonomikisht. Por e njëjta gjë, vështirë se mund të thuhet për Kushtetutën e re.
Në fakt, është shumë mirë që Evropa të ketë histori të tilla suksesi, për të zhdukur antagonizmat që ndërlikojnë një institucion aq të madh sa BE – një projekt që shpesh herë duket se është në fije të perit. Dy ditë më parë, bonot dhe aksionet e eurozonës ranë në pikën më të ulët të dhjetë viteve të fundit, një votëbesim negativ ky për shpresat e rajonit për një rritje ekonomike.
Në fakt, ka edhe diçka tjetër që ka mbetur e pazgjidhur, në lidhje me Projektin. Ky është emri. Airbus meriton një emër më të mirë – një emër që të jetë më magjik sesa A-380 apo Superjumbo. Përse të mos quhet suksesi i ri me emrin Mërkuri – perëndia romake e huazuar nga grekët, kulti i të cilës u përhap gjithandej, deri te keltët dhe që gjermanët e identifikonin me emrin Votan, që edhe vetë ridhte nga perëndia norvegjeze Odin. Veç krahëve dhe markës evropiane, meritat e tjera të Mërkurit e bëjnë atë dyfish të përshtatshëm si një tregues të rëndësishëm të një projekti të madh evropian: për romakët, ai ishte gjithashtu perëndia e tregtisë dhe udhëtarëve.
Boeing, e vetmja re në horizont
Kur A-380 u ngrit në qiell në testin e tij të parë, kjo shënoi në fakt “hapjen e një kapitulli të ri në historinë e aeronautikës, në vijim të kapitulit që sapo u mbyll, Concorde”, shkruante dje Bruno Cot, i gazetës L’Express.
“Kontinenti i vjetër” kishte të gjithë arsyet e botës që të ishte i vetëkënaqur në lidhje me arritjen e vet, thotë Cor: “Ishte përpjekja e jashtëzakonshme humane” e më shumë se 6000 inxhinierëve nga Britania, Spanja, Gjermania dhe Franca që realizuan projektin gjigand. Veç inxhinierëve, projekti katërvjeçar përmblodhi edhe 50 mijë punëtorë të tjerë në të gjithë kontinentin, shtonte Julien Bouissou në “Ouest-France”.
Cot, ashtu si shumë komentatorë të tjerë në shtypin francez, ishte shumë i impresionuar nga rekordet që ka thyer A-380. “Avioni më i madh komercial i prodhuar ndonjëherë peshon 560 tonë, është 80 metra i gjatë dhe 24 metra i lartë dhe ka një kapacitet të jashtëzakonshëm (ndërmjet 555 dhe 800 pasagjerë)... Përmasat e tij të jashtëzakonshme kanë provokuar shumë xhelozi”, vëren Cot.
Dhe ku janë më evidente këto xhelozira? Triumfi “teknik dhe komercial” i A-380 do t’i japë Airbus “një epërsi të përhershme ndaj rivalit amerikan, Boeing”, shkruante Liberation. Por, ndërkohë që Liberation ishte shumë e emocionuar nga ngritja në qiell e A-380 dhe nuk shihte asnjë re në horizont për Airbus, gazetat e tjera ishin treguar më të matura.
Le Figaro ishte disi e merakosur që Boeingu kishte zgjedhur pikërisht javën e fluturimit testues të A-380, për të bërë disa lajmërime të mira: dy porosi, me vlerë 13 miliardë dollarë nga Air Canada dhe Air India për modelin e tij të fundit B787. Ky model mund të jetë ende në zhvillim e sipër, por “ai është prezantuar nga Boeing si rivali i drejtpërdrejtë i A-380, nga pikëpamja e inovacionit teknik”.
Ishte një rikthim i fuqishëm i kompanisë amerikane, shkruante Sara Kehaulani Goo, te The Uashington Post. “Vetëm një vit më parë, Boeing dukej sikur nuk do të dilte dot nga poshtë resë. E shpalli me shumë bujë modelin 787, por kompania nuk arriti kurrë objektivin e shitjes së 200 avionëve brenda vitit 2004”.
Por si rezultat i shitjeve të reja të Boeingut, “ndërkohë që evropianët... u përpoqën t’i tregojnë botës se Airbus është e ardhmja e Aeronautikës, amerikanët e dinë fare mirë se do të marrin më shumë nga sa u takon”, shkruante Jean-Louis Gombeaud te “Nice-Matin”. Boeing ka shitur tashmë 82 modele 787, thotë ai, “ndonëse ata ende nuk janë montuar, pra janë vetëm copëza metali në kuti në Seattle”. Dhe lajmet e fundit nga Boeing, në lidhje me porositë e bëra nga Air Canada dhe Air India i dhanë edhe më krahë në luftën me Airbus. Me një goditje të vetme, Boeing ka vënë në dyshim të ardhmen e avionit A350, me përmasa mesatare, si dhe ka prishur festën e A-380.
Thomas A. Sancton, te The Uall Street Journal parashikonte gjithashtu një periudhë të turbullt rivaliteti ndërmjet Evropës dhe SHBA. Për të arritur që të ngrejë në qiell A350, “Airbusit i duhen 1.3 miliardë dollarë, në të ashtuquajturën “ndihmë për nisje” nga katër qeveritë evropiane – Franca, Gjermania, Spanja dhe Britania – të cilët janë mbështetësit e tij kryesorë”, shkruante Sancton. “Këtu është edhe nyja gordiane. SHBA po kërcënon se do të paraqesë çështjen në Organizatën Botërore të Tregtisë, nëse qeveritë evropiane i japin ndihmën e kërkuar, e cila do të kishte trajtën e huasë me interes të ulët, tëcilat rimbursohen vetëm nëse avioni i ri do të ketë fitime”.
Megjtihatë, për momentin, A-380 ka ofruar modelin e përkryer se si inxhinierët dhe shkencëtarët evropianë mund të punojnë së bashku dhe bëhen pionierë, argumentonte Le Monde. “A-380 ka ndihmuar në rinovimin e traditës së projekteve të mëdhenj, të cilët kanë entuziazmuar breza të tërë shkencëtarësh. Fuqia bërthamore në vitet gjashtëdhjetë dhe Ariane [raketa] si dhe TGV në vitet tetëdhjetë i dhanë shtysë industrive evropiane... Në secilin rast, qeveritë evropiane kishin guxuar të mbështesin sipërmarrje me risk të lartë”.
A-380 i ka dërguar gjithashtu një mesazh të vërtetë Francës, përpara referendumit në lidhje me Kushtetutën evropiane, argumentonte Bruno Loustalan, i L'Eclair des Pyrenées. “Kur Evropa punon bashkërisht për një projekt në të cilin ka objektiva të përbashkët, ajo mund të lëvizë malet”.
• 30 000 – spektatorët e pranishëm në fluturimin e provës
• 1969 – U ngrit paraardhësi i A-380, Concorde
• 550-800 – Numri i pasagjerëve që mban A380
• 308 - tonë është pesha e avionit A380
• 4 – vende evropiane kanë bashkëpunuar për projektin gjigand
• 216 – milionë euro është kostoja e Airbus A380
• 2006 – viti kur A-380 do të nisë fluturimet komerciale
• 154 – avionë janë shitur që tani nga Airbus
• 15 – kompani ajrore kanë bërë porositë për modelin e ri
• Airbus A-380 – avioni më i madh në historinë e aviacionit
• Claude Lelaie, një prej pilotëve: Eshtë një mrekulli e prekur me dorë
• Zhak Shirak, President i Francës: Eshtë shkruar një faqe e re në historinë e aviacionit