E Hënë, 2 Nëntor 2026

Auditorium për Martin Camaj

29/04/2005  Në galerinë “Jozef”, poetët u zhvendosën për të kujtuar në 80-vjetorin e lindjes poetin shqiptar Martin Camaj, ku . Poezia e tij rrëmbyese, plot magji fjalësh, i kthyen vargjet nën shoqërimin muzikor të lahutës së Mark Lulit. Një kohë përshpirtje për poetin, që ende nuk është kryer së lexuari dhe studiuari. Në të kundërt, një prej kritikëve tanë, Çelo Hoxha, do t’i kujtonte shkrimtarit A.Tufa se kësaj poezie i duhet një tempull a monumnet, qoftë dhe me një kokë të krisur ideje “për të zëvendësuar Skënderbeun”. Lirizmi i vargjeve, gati e kënduar, erdhi në leximin e poetit Tufa. Ndërsa disa poezi u kaluan nga recitali poetik i Desantila Kristos. Ndërsa ajo që do të krijonte performancën e ditës poetike, ishte teksti i piktores Natasha Bega, duke paraqitur njëkohësisht dhe syrin e saj poetik. Një trans-medium për të bërë shpirtrat njësh, si ngjitje muzikore drejt eterit- me këtë ide për një orë a më shumë, Bega kërkoi, ndoshta dhe pak e imponuar për dëshirat e pjesëmarrësve, që poetët të ndjenin njëri-tjetrit, pikërisht m’u nën kupolën e torres veneciane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›