Putin: Konferencë për Paqe në Moskë

29/04/2005 Presidenti rus, vizitë historike në Izrael. Sot, në Bregun Perëndimor
Udhëheqësit izraelitë kanë kundërshtuar propozimin e Putinit për të mbajtur një konferencë ndërkombëtare për paqen në Lindjen e Mesme, planin e tij për t’i shitur raketa antiajrore Sirisë si dhe mbështetjen e tij për programin bërthamor të Iranit
“Në shekullin 21, nuk ka më vend për ksenofobi, antisemitizëm apo forma të tjera intolerance raciale apo fetare”, tha Putin. “Ky është jo vetëm borxhi ynë ndaj miliona hebrenjve që vdiqën në dhomat e gazit, por edhe detyrimi ynë përpara brezave të ardhshëm”
Udhëheqësit izraelitë kishin mesazhe disi të ashpër dje për Presidentin rus, Vladimir Putin, në ditën e dytë të vizitës së tij historike: ata kanë kundërshtuar propozimin e Putinit për të mbajtur një konferencë ndërkombëtare për paqen në Lindjen e Mesme, planin e tij për t’i shitur raketa antiajrore Sirisë, si dhe mbështetjen e tij për programin bërthamor të Iranit.
Putini mbërriti në Izrael të mërkurën, në mbrëmje, kur edhe zbuloi idenë e tij për një konferencë për Lindjen e Mesme, për t’u mbajtur në Moskë në vjeshtë të këtij viti, pasi Izraeli të ketë përfunduar tërheqjen nga Rripi i Gazës dhe katër koloni në Bregun Perëndimor.
Ideja e konferencës, e mirëpritur ngrohtësisht nga palestinezët, duket se ka qenë pjesë e përpjekjeve të Putinit për t’i rikthyer Kremlinit rolin e dikurshëm si një aktor i rëndësishëm ndërkombëtar. Vizita, e para e një lideri të Kremlinit në Izrael, përbën një përmirësim të rëndësishëm të marëdhënieve për dy kombet, që kanë qenë armiq dikur.
“Jo shumë kohë më parë, ka qenë e pamundur të imagjinoje një vizitë të një kryetari të shtetit rus në Izrael. Kjo është shenjë e mirë”, tha Putin.
Të enjten, Presidenti rus përshëndeti udhëheqësit fetarë hebrenj, kristianë dhe myslimanë gjatë ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes në rezidencën e Presidentit izraelit, Moshe Katsav. Po dje, Putin është takuar edhe me Kryeministrin e Izraelit, Ariel Sharon. Sot, Presidenti rus do të udhëtojë drejt qytetit të Ramallahut në Bregun Perëndimor, ku do të zhvillojë takime me liderin palestinez, Mahmud Abaz.
Gjatë ceremonisë, Putin, që e ka krahasuar luftën e tij kundër rebelëve çeçenë me luftën e Izraelit kundër militantëve palestinezë, tha se dëshiron të bashkëpunojë më ngushtë me Izraelin në luftën kundër terrorizmit. Katsav, nga ana e tij, tha se Rusia ka gjithashtu nvojë të luftojë më fuqishëm antisemitizmin.
Nuk ka vend për ksenofobi
Të dy udhëheqësit inauguruan një monument dhuruar nga Rusia, që përkujton 6 milionë hebrenjtë e vrarë gjatë Holokaustit. Skulptura ruse përbëhet nga gjashtë njerëz lakuriq, një prej tyre fëmijë, që qëndrojnë brenda një zone të rrethuar nga tela me gjemba.
“Në shekullin 21, nuk ka më vend për ksenofobi, antisemitizëm apo forma të tjera intolerance raciale apo fetare”, tha Putin. “Ky është jo vetëm borxhi ynë ndaj miliona hebrenjve që vdiqën në dhomat e gazit, por edhe detyrimi ynë përpara brezave të ardhshëm”.
Po dje, Izraeli iu bashkua Shteteve të Bashkuara në refuzimin e propozimit të Presidentit rus për një konferencë ndërkombëtare, duke e konsideruar të parakohshëm. Kjo sipërmarrje e Putinit fitoi menjëherë mbështetjen e palestinezëve. Ata thanë se një konferencë e tillë do të hapte rrugën e bisedimeve për krijimin e shtetit, të cilat ata shpresojnë të fillojnë pas tërheqjes së Izraelit nga Gaza këtë verë.
“Kam ndërmend ta diskutoj këtë ide me kolegët e mi, që janë të interesuar ta çojnë përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme”, tha në Kairo Putin, përpara se të udhëtonte drejt Izraelit.
Po dje, Putin ia ka bërë këtë ofertë edhe Kryeministrit Ariel Sharon. Takimi i tyre është fokusuar gjithashtu në kundërshtitë e Izraelit ndaj ndihmës që Moska i jep programit bërthamor të Iranit si dhe shitjes së raketave për Sirinë.
Kundershtimi
Izraeli, që besohet se zotëron një arsenal të vërtetë bërthamor, akuzon Iranin se po përpiqet të ndërtojë një bombë atomike. Teherani, nga ana e tij, e mohon këtë akuzë. Sharon i ka shprehur Putinit në takimin e djeshëm shqetësimin se mos raketat që i shiten Sirisë, përfundojnë në duart e militantëve antiizraelitë. Ndërkohë që Putini është munduar të qetësojë Kryeministrin izraelit, duke thënë se kjo është e pamundur.
Një zyrtar i lartë izraelit tha dje se vendi i tij “e kundërshton fuqimisht idenë e konferencës ndërkombëtare” në këtë fazë. Sharon ka thënë se procesi i paqes i iniciuar nga “road map” që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian dhe OKB do të jetë në fuqi deri në momentin kur palestinezët të fillojnë të zhdukin grupet militante, kjo sipas fazës së parë të planit të paqes. “Në fazën e dytë të road map”, ekziston ideja e një konference ndërkombëtare. Por ne ende nuk kemi arritur në atë pikë, jemi shumë larg”.
E parakohshme
Uashingtoni, që ka marrë rolin e udhëheqësit në kuartetin e sponsorëve të road map, tha të mërkurën se ideja e Putinit ishte e parakohshme. “Besojmë se do të vijë koha e duhur për një konferencë ndërkombëtare, por ende nuk kemi arritur në atë fazë dhe nuk mendoj se kjo do të jetë vjeshta e ardhshme”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Skot Meklelan, në Uashington. Por, ndërkohë, Presidenti palestinez, Mahmud Abaz, që pas zgjedhjeve të janarit zëvendësoi Jaser Arafatin, tha në lidhje me propozimin se “ne do të angazhohemi dhe shpresojmë që të ndodhë”.
Moska i rivendosi marrëdhëniet me Izraelin në vitin 1991, vetëm pak pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Afro një e katërta e popullit izraelit është me origjinë ruse. Në një xhest simbolik ndaj shtetit hebre, Putin zhvilloi në mesnatë një vizitë në Murin Perëndimor të Jeruzalemit, një vend i shenjtë ky për hebrenjtë.