E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni, i inatosur edhe pse e kanë zili

Silvio Berluskonit i pëlqen shumë të përsërisë vazhdimisht se "italianët më pëlqejnë kështu siç jam". Madje edhe se "të gjithë duan të jenë si unë", siç tha këtë javë. Të gjithë, sidomos meshkujt, mund të thonë lum si ai, duke parë stilin e jetesës, vilat, jahtet dhe femrat e bukura nga të cilat rrethohet. Deklaratat e fundit rreth grave që janë paguar për të qenë të pranishme në festat e tij, apo në disa raste edhe për të bërë seks me të, nuk do t‘ia ulin popullaritetin. Kemi dëgjuar shumë histori të ngjashme që kur gruaja e tij kërkoi divorcin në maj.

Burrat italianë (dhe çuditërisht edhe një numër i madh grash) ngrenë supet, madje edhe ndoshta buzëqeshin me deklaratën e tij: "Nuk jam një shenjtor". Ai vetë nuk është nën hetim dhe

Xhianpaolo Tarantini, biznesmeni nga Bari që i ofronte gratë, ka thënë vazhdimisht se Berluskoni nuk e ka ditur se ato janë paguar për "ta kënaqur" atë. Për shumë veshë këto mund të duken banale, ndërsa për shumë italianë, si evidencë e pasurisë dhe pushtetit, është "njëri prej nesh". Sidoqoftë, popullariteti i tij mbetet në shifra shumë të larta: sipas llogaritjeve të bëra prej tij, më shumë se 70 për qind e italianëve janë në favor të tij. Edhe sikur ato të ishin 50 për qind, siç treguan opinionet e bëra në publik, sërish kjo mbetet një shifër e lartë për një Kryeministër të përfshirë nga skandalet në kohën e krizës ekonomike. Megjithatë, siç tha një gazetar dje, pavarësisht gjithë këtyre ai të jep përshtypjen se është një "njeri i mërzitur, i mundur, i depresionuar dhe i braktisur nga të gjithë". Ai e ka bazuar politikën e tij 15-vjeçare në krijimin e imazhit përmes televizionit të tij, por edhe ky imazh po vjen duke u dobësuar. Pavarësisht asaj që duket, këto telashe po e shpërqendrojnë atë në një kohë kur Italia kërkon një dorë të fortë në këtë krizë ekonomike. Sharjet vetëm sa i kanë përkeqësuar gjërat. Shumë italianë do ta mbështesin, shumë të tjerë jo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›