E Diel, 1 Nëntor 2026

"Jo prostituta. Unë, Kryeministri më i mirë në 150 vjet"

"Zoti Kryeministër, duke parë skandalin e madh me prostitutat, nuk keni menduar të jepni dorëheqjen"? Kjo ishte një nga pyetjet më të vështira e një gazetari të "El Pais" gjatë një konference shtypi me Kryeministrin spanjoll, Zapatero, së cilës Silvio Berluskoni duhej t‘i përgjigjej. "Janë të gjitha gënjeshtra, nuk ka pasur fare prostituta. Kam qenë viktimë e sulmit të një personi që deshi të krijonte një skandal. Megjithatë, edhe në atë rast doli se unë nuk e kam paguar kurrë një grua. Sepse të paguash, nuk të shijon. Është më mirë të blesh". Për Tarantinin që tregoi se ka çuar më shumë se 30 vajza në 18 mbrëmje të organizuara nga Kryemi-nistri, Berluskoni u shpreh me fjalët: "Ka ardhur në disa mbrëmje i shoqëruar nga gra të bukura që mi prezantonte si mikeshat dhe të njohurat e tij". Për sa i përket Patriza D‘Addarios, gruas që hodhi e para dritë mbi skandalin me një ton kërcënues, u shpreh: "Me katër krimet për të cilat është përgjegjëse në total, rrezikon 18 vjet burg. Akoma nuk kam vendosur ta denoncoj". Kryeministri nuk kurseu as një sulm të ri për shtypin: "Ka një dezinformin. Shoh të citohen nëpër gazeta gjëra që unë nuk i kam thënë. Për këtë arsye pas katër muajsh nisa çështjen gjyqësore kundër ‘Repubblica‘-s dhe ‘Unita‘-s". Nën shënjestër përfundoi edhe "Il Pais" dhe gazetari i saj: "Nuk duhet të jemi përçarës. Duket që ju lexoni vetëm ‘Unita‘ dhe ‘Repubblica‘ dhe mund të shtoj edhe shumë gjëra që ju shkruani në gazetën tuaj, por preferoj t‘i evitoj. Me këtë hap shkohet drejt rënies së tirazhit, të lexuesve dhe publicitetit. Kështu shkohet drejt falimenti-mit dhe mendoj se ‘El Pais‘ duhet të dijë diçka". Në fund, një përfundim madhështor dhe një vetëvlerësim i llahtarshëm: "Jam Kryeministri më i mirë në 150 vjet histori".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›