Berluskoni inkurajon projektin “Milan Xhunior Kamp” në Tiranë
Tiranë (Start) - Kryeministri italian,
Silvio Berluskoni, në vizitën e tij në Tiranë zhvilloi një takim edhe me presidentin e Taçi Oil International, Rezart Taçi, i cili ëhtë edhe një nga oraganizatorët e Milan Xhunior Kamp në Tiranë. Taçi falenderoi përzemërsisht Berluskonin, presidentin e skuadrës së Milanit, për mbështetjen e madhe që po jep në këtë projekt.
Taçi e falenderoi presidentin kuqezi edhe për mbështetjen e madhe që dha në trofeun “Taçi Oil Albania Reeds”, ku skuadra e Milanit luajti në kryeqytetin tonë me skuadrën e Tiranës në 14 tetor. Në takim u inkurajua zhvillimi i mëtejshëm i projektit të zhvillimit për të rinjtë. Berluskoni u shpreh i gatshëm për të vazhduar mbështetjen e fuqishme të futbollit në Shqipëri.