Milani ngarkon Leonardon për një mbrojtës në Amerikën Latine
Milano - Ambasadori i Milanit në Brazil, Leonardo, fillon misionin e tij për qendërmbrojtësin Tiago Silva. Milani kërkon me insistim prej kohësh për të marrë shërbimet e lojtarit të përfaqësueses së Dungës. Në garë me Milanin për marrjen e shërbimeve të lojtarit është edhe skuadra rivale e qytetit, Interi. Kampionët janë të gatshëm për të dhënë një shumë të konsiderueshme për të marrë shërbimet e Tiago Silvës.
Alternativë për Milanin në tregun latin është edhe 24-vjeçari Miranda, i cili luan me skuadrën e San Paolos në Argjentinë. Në listë është edhe argjentinasi tjetër, Munoz, i cili aktivizohet
me Boka Xhuniors. Në anën tjetër sulmuesi më i mirë i vitit 2007, Rikardo Kaka’, propozon Brenon e Bajernit të Mynihut. Ish-Topi i Artë shprehet se futbollisti në fjalë është me të vërtetë një mbrojtës i madh.