Berluskoni, “mëkatari” do t’ia hedhë edhe kësaj radhe
Autori i Lajmit: The Economist
Itali - Mijëra protestues u mblodhën në Romë më 5 dhjetor, jo kundër politikave të qeverisë së tyre, por kundër liderit të saj, kryeministrit italian, Silvio Berluskoni. “Dita kundër Berluskonit”, lëvizja më e fundit protestuese që lindi rastësisht në internet, nënvizon shkallën deri ku politika italiane përcaktohet nga sjelljet e një njeriu të vetëm: Silvio Berluskonit. Por sidoqoftë, as kryeministri italian që rrëmben vëmendjen sa herë që i duhet nuk mund ta shijojë më këtë. “Dita kundër Berluskonit” vjen pas një jave në të cilën politikani miliarder ka qenë nën sulme të pamëshirshme. Kjo mund të provojë dhe një pikë kthese. Blogeri më i famshëm italian, komediani Bepe Grilo, mendon kështu: “Numërimi mbrapsht sapo ka nisur për Berluskonin”, - shkroi ai. “Përgatisni shampanjën”. Goditjet e para erdhën më 1 dhjetor, kur tensionet brenda mazhorancës qeverisëse u bënë publike. Gazeta më e madhe opozitare, “La Repubblica” postoi një regjistrim pa dijeninë e këtij të fundit me vërejtje të bëra nga Xhanfranko Fini, ish-partia “Aleanca Kombëtare” e të cilit tashmë është pjesë e Partisë së Berluskonit “Populli i Lirisë” (PdL). Njeriu që është përmendur si aleati më i afërt i Berluskonit u kap teksa thoshte se kryeministri i Italisë ngatërronte “drejtimin me monarkinë absolute” dhe mbështetjen popullore... me një lloj imuniteti dhënë nga çdo autoritet tjetër”. Ashtu siç vërejti zëdhënësi i zotit Fini, ky ishte thjesht një version më i sinqertë i kritikës që Xhanfranko Fini sapo e kishte bërë publike. Por ajo ngre më shumë se kurrë një pyetje: A mundet Fini me kolegët e tij të qëndrojnë afër me zotin Berluskoni? Po në ditën e parë të dhjetorit, një gjykatë e Milanos i kërkoi “Fininvest”-it, kompanisë kryesore të perandorisë së biznesit të zotit Berluskoni një garanci bankare me vlerë 750 milionë euro ose 1.1 miliardë dollarë amerikanë. Kjo ishte për të treguar se ajo mund ta paguante dëmshpërblimin për “CIR”-in, kompaninë e pasurive të paluajtshme të rivalit kryesor të Berluskonit, Karlo de Benedetit, në një çështje të humbur pas betejës në vitet 1990 për shtëpinë botuese “Mondadori”. Avokati i “Fininvest”-it u zbulua se i kishte dhënë rryshfet një gjykatësi që të merrte parasysh ofertën e tij. Kompania e zotit Berluskoni po apelon kundër këtij dëmshpërblimi, por nëse apeli nuk do ta marrë në konsideratë vendimin për së dyti, “Fininvest”-it mund t’i duhet të shesë edhe asetet e saj. Por ky nuk është i vetmi shqetësim për paratë e Berluskonit. Gruaja e tij, Veronika Lario, e cila kërkon të divorcohet ligjërisht, ka kërkuar një pagesë vjetore prej 43 milionë eurosh. Ajo u nda me bashkëshortin e saj 73-vjeçar, pasi ai ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së një vajze të bukur 18-vjeçare, Noemi Leticia, në qytetin e Napolit. As ai skandal, por as edhe ai që përfshinte gratë gjoja të paguara për të kaluar natën jashtë me kryeministrin nuk duket se është harruar. Zonjusha Leticia tani është një modele dhe qyteti i Napolit është mbuluar me postera gjigante të saj veshur me bikini. Libraritë në të gjithë Italinë kanë nxjerrë në vitrinat e tyre një libër të ri të shkruar nga një modele televizive, Patricia d’Adario, që rrëfen në detaje të hollësishme të gjithë takimin e supozuar seksual me kryeministrin. Skandalet seksuale i kanë shkaktuar vetëm një humbje të vogël popullaritetit të zotit Berluskoni. Por ai është gjithashtu pjesë e dy çështjeve të tjera gjyqësore, që mund t’i shkaktojnë dëme më të mëdha. Në Milano, gjykatësit kanë nisur një seancë dëgjimore, në të cilën ai akuzohet se i ka dhënë ryshfet një avokati britanik, Dejvid Mills. Ky gjyq u ndal me ligj në vitin 2008, (një ligj i hartuar nga vetë zoti kryeministër) i cili i dha imunitet kryeministrit, por që u hodh poshtë më pas nga Gjykata Kushtetuese italiane në tetor. Gjyqi i ri dhe dy apelet të lejuara nga ligji italian, kanë shumë pak gjasa që të përfundojnë përpara se çështja të mbyllet përpara afateve të përcaktuara me ligj. Por zoti Mills sapo është dënuar për marrje ryshfeti dhe e ka humbur apelin e tij të parë. Apeli i tij i fundit do të dëgjohet vitin e ardhshëm, në kohën kur gjykata që po gjykon zotin Berluskoni të marrë vendimin fillestar. Në një ofertë të paturpshme për ta ngadalësuar procesin, avokatët e tij këmbëngulin që ai të jetë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore, vetëm për të cituar arsyet se përse ai s’mund të jetë për shkak të punës në qeveri. Në çështjen e dytë, një ish-mafioz, Gaspare Spatuca, do të thotë në gjyq atë çka ai thuhet se u ka komunikuar prokurorëve: Që zoti Berluskoni ka bërë marrëveshje me mafien në kohën kur ai iu fut politikës në vitin 1994. Zoti Fini u raportua ta quante këtë një “bombë atomike”. Por potenciali i saj i vërtetë shpërthyes mbetet ende mister. Marrëdhënia e zotit Berluskoni me Cosa Nostra-n italiane ka qenë për një kohë të gjatë subjekt i hamendësimeve. Dikur ai ka punësuar një shef mafieje, Marçelo del Utrin, i cili themeloi partinë e parë të Berluskonit, “Forza Italia” dhe sot është duke apeluar një dënim 9-vjeçar me burg për shkak të lidhjeve të tij me mafien. Megjithatë, dëshmia e zotit Spatuca mbetet një herezi, bazuar në atë që ai pretendon se i është thënë nga një mafioz më i vjetër. Nga një rrjedhje informacioni, është mësuar se zoti Berluskoni, i cili mohon i zemëruar çdo lidhje të tillë me mafien, akuzohet se ka premtuar të zbusë regjimin e ashpër të burgut, që është shndërruar në armën më efektive të shtetit kundër krimit të organizuar. Ai është ende në fuqi. Dhe mafia është më e dobët se kurrë për shkak të disa operacioneve spektakolare policore, më i fundit i të cilëve i ndërmarrë, pasi Berluskoni u kthye sërish në zyrë vitin e shkuar. Në të vërtetë, ai mund të argumentojë se pretendimet e zotit Spatuca reflektojnë hakmarrjen e Cosa Nostra-s, e cila ka për shënjestër një politikan që ajo ka menduar gabim se mund t’i bëjë ofertën e saj. Por kjo nuk është as karta e vetme që zoti Berluskoni ka në dorë. Zoti Fini i ka ngatërruar pasuesit të tij, duke sjellë prova për një formë të dukshme progresive konservatorizmi. Zbulimi i ndjenjave të vërteta të asaj çka Fini ndjen për zotin Berluskoni, mund ta lërë atë të izoluar, madje dhe të dobët. Për më tepër, nëse presioni nga jashtë bëhet më i patolerueshëm, kryeministri ka një mundësi të fundit: Të apelojë sipër kokave të kritikëve dhe armiqve njëlloj si edhe ndaj votuesve, duke pretenduar se ai është viktima e një aleance mëkatare të gjykatësve të krahut të majtë, rebelëve të krahut të djathtë dhe mafies. Zoti Berluskoni mund të jetë duke parë një pirg monedhash që sa vijnë e pakësohen, por kujdes, ai ka një xhol nën mëngë.
(The Economist)
Përkthyer nga Androkli DraloKy lajm është publikuar: 13/12/2009