Përse Kina nuk do ta sundojë botën
Autori i Lajmit: Nga prof. Minxin Pei
Mençuria tradicionale nuk mund të diskutohet. Për shembull, shumë ekspertë mendojnë që kriza ekonomike e ndihmoi më shumë se çdo shtet tjetër Kinën. Në pamje të parë, ky deklarim duket i vërtetë. Në ndryshim nga SHBA dhe shumica e fuqive perëndimore, institucionet financiare të të cilave ishin afër kolapsit, ekonomia kineze vazhdoi rritjen. Institucionet financiare kineze, të konsideruara teknikisht të falimentuara pak vjet më parë, tani kanë një rritje të kapitalit dhe tregjeve financiare. Me një ekonomi që pritet të rritet 9 për qind më 2010, Kina së shpejti do të kalojë Japoninë, si vend i dytë me ekonominë më të madhe në botë. (të matur në dollarë amerikanë). Ekspertë si Martin Jacq, një gazetar britanik veteran, parashikojnë që Kina së shpejti do të sundojë botën në mënyrë figurative. Por përpara se të deklarojmë shekullin kinez, do të na duhet të shohim se çfarë ka ndodhur në vend vitin e kaluar. Një nga gjërat më të çuditshme rreth parashikimeve të dominancës kineze është që ata duan të lënë përshtypje të mira tek të gjithë, por jo tek vetë kinezët. Për shembull, le të marrim rimëkëmbjen e mrekullueshme ekonomike të Kinës. Ndërsa komuniteti i biznesit ndërkombëtar nuk ka fjalë për të lavdëruar mënyrën e menaxhimit të krizës së Pekinit, liderët kinezë nuk janë të qetë. Ata janë të shqetësuar për huatë e mëdha bankare. Liu Mingkang, drejtori i bankës së Kinës, paralajmëroi në shtator se “po rriten të gjitha rreziqet si rezultat i kësaj”. Ai ka të drejtë. Në gjysmën e parë të vitit 2009, bankat kineze derdhën 1.2 trilion dollarë, duke krijuar një valë potenciale huash. Firmat shtetërore përdorën shumë prej parave për të spekuluar në pasuritë e paluajtshme, tregjet valutore dhe për të bërë zgjerime, dhe si rezultat Dragonomics, një konsulent me qendër në Pekin, tani vlerëson se një të gjashtat e huave të bankave të dhëna ndërmjet 2008 dhe 2010 mund të mos paguhen. Liderët kinezë shprehen se ky shqetësim është i ekzagjeruar. Ndoshta zyrtarët janë thjesht modestë ose po përpiqen të zbusin shqetësimet perëndimore për të ashtuquajturin kërcënim kinez. Ka më shumë të ngjarë sidoqoftë që liderët kinezë po thonë të vërtetën. Ata e dinë që vendi i tyre ka kryer rimëkëmbjen më spektakolare të botës. Por ata gjithashtu e dinë që kjo është një arritje relative dhe Kina ka paguar shtrenjtë për shumë kohë në këtë proces. Janë rritur gjithashtu dhe politikat e fokusuara në stimulimin e investimeve duke krijuar kapacitete të reja prodhimi si fabrika, por pa zhvilluar aneminë e konsumit kinez. Me fjalë të tjera, uzinat kineze mund të jenë duke prodhuar më shumë TV, makina dhe lodra se më parë, por kinezët nuk po i blejnë ato. Shtrëngimi i kredive bankare ka bërë që të përfitojnë firmat shtetërore, duke u lejuar zgjerimin në kurriz të sektorit privat. Ndërkohë Kinës i duhet të përballojë një mbikapacitet për prodhimin e mallrave të lira. Gjatë bumit ekonomik, kur Amerika ishte e uritur për këto produkte, eksporti kinez shënoi dyfishim rritjeje vit pas viti, duke përbërë një të tretën e rritjes neto të GDP së vendit. Tani që konsumatorët amerikanë virtualisht kanë mbyllur xhepat e tyre, Kina nuk mund të shpresojë më tek këto shitje. Në këtë mënyrë, Pekinit i duhet të kryejë një ristrukturim të dhimbshëm, duke mbyllur disa fabrika eksporti dhe duke forcuar sigurinë sociale për të zhvilluar konsumin vendas, i cili ka ngecur poshtë 40 për qind të GDP-së. Të gjithë liderët kinezë e dinë këtë. Duke gërmuar pak më thellë, bëhet e vështirë për të kuptuar se çfarë ka fituar Kina nga kriza. Në fakt, dështimet janë më të dukshme. Për shumë vite, liderët kinezë kanë pasur për qëllim të sigurojnë burimet natyrore të huaja, duke siguruar kontroll të aksioneve në naftë dhe kompani të shfrytëzimit të minierave. Pekini është i bindur që lëvizje të tilla janë thelbësore për sigurinë e saj për një kohë të gjatë. Por opozita nga politikanët perëndimorë, ndërkombëtarët dhe qeveritë vigjilente në vendet e zhvilluara kanë penguar përpjekjet e firmave shtetërore për të zbatuar masterplanin e qeverisë kineze. Gjatë muajve të parë të krizës, këto firma dhe thesari kinez bleu aksione modeste në firmat e vogla të burimeve natyrore. Por ata numk mundën të fitonin, dhe pati disa dështime. Në fund të 2008, për shembull “Cinalco” (një firmë shtetërore alumini), arriti një marrëveshje për të paguar 19.5 miliardë dollarë për të rritur aksionet e saj në “Rio Tinto”, gjigant botëror shfrytëzimi minierash. Por skepticizmi i rregullatorëve australianë e përfundoi marrëveshjen duke shkaktuar shqetësim në Pekin. Siç thotë dhe një proverb kinez, “Cinalco” “e pa patën e pjekur të fluturonte”. Nëse Kina është kaq e fortë, përse nuk tregon lidership më aktiv në adresimin e problemeve? Ndërsa zyrtarët kinezë marrin pjesë në çdo mbledhje të liderëve botërorë dhe opinionet e tyre janë vlerësuar, ata përsëri mbajnë një profil të ulët duke preferuar të fokusohen në ruajtjen e interesave kombëtare dhe duke larguar mundësitë për të treguar fuqinë në botë. Në samitin e G20 në Londër në prill 2009 për shembull e vetmja gjë për të cilën u interesua Kina ishte të mbante Hong Kongun larg listës së analizës së taksave. Kina përveç se ka kërkuar një monedhë të re ndërkombëtare botërore, ka mbetur gojëkyçur në lidhje me mënyrat e reformimit të sistemit global financiar. Politika e jashtme e Pekinit ka ngecur. Dhe përsëri, shumica e liderëve kinezë duken të pashqetësuar me paaftësinë e tyre për të fituar pikë në arenën ndërkombëtare, dhe kjo ndodh sepse ata janë më të shqetësuar për stabilitetin vendas. Lajmet e reja nuk krijojnë siguri. Demonstratat antiqeveritare dhe protestat kolektive po shtohen në të gjithë vendin. Korrupsioni është në shifra të larta. Më shumë se një duzinë zyrtarësh të lartë, që nga zëvendësministri i Rendit e deri tek disa drejtues të firmave shtetërore u arrestuan më 2009. Manovrimet politike për zgjedhjet e reja në 2012, kanë fillluar dhe liderët kinezë janë më të kujdesshëm, sepse dhe hapi më i vogël i gabuar tani dhe më vonë do të jetë katastrofik për politikën. Lajmi më i keq në këtë front është riemergjenca e separatizmit etnik në kufijtë me burime të pasura të Kinës. Betejat e përgjakshme në korrik 2009 në Urumçi, kryeqytetin e Xinjiangut, vranë 200 persona dhe plagosën më shumë se 1000 vetë, duke e renditur në konfliktin më të ashpër kinez në tre dekada. Konflikti i Tibetit dhe sfida e ujgurëve ndaj kinezëve do të jenë shqetësimet kryesore të elitave qeversisëse kineze për vitet e ardhshme dhe do t’i mbajnë të lidhur pas politikës së brendshme. E gjitha kjo shpjegon përse liderët e Kinës mund të jenë pak të gëzuar për shmangien e krizës ekonomike. Ata kanë pak arsye për të festuar. E vërtetë, ky ngërç i mundësoi Kinës që të mbyllte boshllëkun ekonomik me rivalët e saj të rrënuar, veçanërisht SHBA-ja dhe Japonia. Dhe perceptimet popullore të forcës së re kineze u kanë lejuar udhëheqësve të këtij vendi të jenë në qendër të vëmendjes dhe të kapardisen me statusin e tyre të lartë ndërkombëtar në sytë e popullit kinez. Megjithatë, po të shohësh më thellë, liderët kinezë nuk janë të marrë. Ata e kuptojnë në mënyrë perfekte se sa të forta do të jenë sfidat që do të kenë përballë dhe sa shpejt fati mund të kthehet. Sikur ta dinin edhe të huajt këtë. Sigurisht, kinezët janë të tronditur që çdokush mendon se ata janë fituesit më të mëdhenj. E vërteta, sidoqoftë, është se ata janë të paktën humbësit më të vegjël, – dhe këtë kinezët e dinë shumë mirë.
(Newsweek)
Përkthyer nga Androkli DraloKy lajm është publikuar: 13/12/2009