Unaza e vogel, do te zevendesoje sheshin "Skenderbej"
TIRANE - Rregullimi i sheshit "Skenderbej" dhe kthimi i tij ne nje zone vetem per kembesore duket se nuk do te ndikoje shume ne levizjen e makinave. Kjo gje eshte bere e ditur nga drejtori i Pergjithshem i Policise Rrugore ne Policine e Shtetit, Ajet Ibro, i cili ka detajuar, per "Koha Jone", menyren se si do te kryhet levizja e makinave dhe se si do te shmanget trafiku, qe do sjelle dhe zhbllokimin e situates. "Unaza e Vogel, e cila eshte duke u ndertuar tani do te sjelle dhe shmangien e trafikut dhe rregullimin e perfundimtar te zones", ka thene dje Ibro per gazeten, duke shtuar se, deri me tani nuk ka ardhur ende nje plan perfundimtar ne lidhje me kete zone, dhe me kete shesh. Sipas tij, punimet per rikonstruksionin do te nisin ne nje moment kur te perfundoje dhe Unaza e Vogel, per te cilen kane nisur punimet dhe jane drejt perfundimit. Pikerisht ndertimi i ketij aksi te ri, do te sjelle dhe lehtesimin e trafikut dhe me pas dhe rregullimin e tij, duke bere dhe qe te mos bllokohen makinat ne rruge dhe ndryshimi i udhetimit te makinave. Sipas drejtorit te Pergjithshem te Policise Rrugore ne Policine e Shtetit, Ajet Ibro, ndertimi i Unazes se Vogel do te jete perfundimtar ne lidhje me qarkullimin ne kete zone, dhe kjo do te rregulloje dhe trafikun. Rikonstruksioni i sheshit "Skenderbej" nuk do te sjelle dhe bllokime apo veshtiresi per qytetaret, pikerisht sepse Unaza e Vogel do te beje lehtesimin e levizjes. Gjithashtu, Ibro, i pyetur nga "Koha Jone", ka folur dhe ne lidhje me projektin e ri, ate te bllokimit te zones se ish-Bllokut, ku levizja e makinave do te behet vetem me autorizime dhe jo me hyrje te lire, sic eshte deri me tani. "Nuk na ka ardhur ndonje plan per rregullim trafiku ne kete zone", eshte shprehur dje Ibro, duke shtuar se, "nese nje gje e tille do te kerkohet, policia do te jete e gatshme qe te ushtroje te drejtat e saj"