Serbia gati per zgjedhje ne Kosove
Autoritetet e Beogradit i kane bere thirrje shefit te UNMIK-ut, Joakim Ryker, qe te organizoje zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale serbe edhe ne territorin e Kosoves. Ministri serb per Kosoven, Sllobodan Samarxhic, ne pergjigjen e tij ndaj nje letre te UNMIK-ut, shprehet se zoti Ryker duhet te nenshkruaje nje rregullore te re per te organizuar zgjedhjet serbe ne territorin e Kosoves. Ne nje leter drejtuar ministrit Samarxhic, Ryker i ka bere te qarte se UNMIK-u eshte autoriteti i vetem ne Kosove qe organizon zgjedhje dhe se mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe ne Kosove perben shkelje te Rezolutes 1244 te OKB-se. Gjithashtu, ai i ka ofruar qeverise se Serbise organizimin e zgjedhjeve lokale per pese komunat ne veri, zgjedhje keto qe u bojkotuan vitin e kaluar nga serbet lokale. Mirepo, autoritetet e Beogradit kane publikuar nje dekret ne buletinin e qeverise serbe, me te cilin Serbia ka ne plan te zhvilloje zgjedhje edhe ne Prishtine. Autoritetet e Kosoves, nderkaq, i kane bere me dije administrates nderkombetare se zgjedhje lokale serbe ne territorin e Kosoves nuk mund te kete. Zyrtare te NATO-s ne Kosove kane thene se do te respektojne vendimin e UNMIK-ut per zgjedhjet, por kane shtuar se ato nuk shohin arsye per pershkallezim te situates ne prag te zgjedhjeve serbe. Nje burimi i qeverise serbe i tha BBC-se ne Beograd se fakti qe zgjedhjet parlamentare jane te pranueshme per UNMIK-un, dhe meqe per keshilltaret komunale votohet te njejten kohe dhe ne vendvotime te njejta, kjo do te thote se eshte shume veshtire te pengohet akti i votimit. Por, nese kjo pengohet, thote ky burim, atehere votimi do te mbahet dhe neper shtepi private dhe keshtu qeveritaret e Beogradit deshirojne ta realizoje vendimin per mbajtjen e tyre. Deklarata e zotit Ryker se vetem UNMIK-u mund te organizoje zgjedhje lokale ne Kosove dhe zgjedhjet tjera ne Beograd interpretohet me shume si verejtje e tij se nuk do te bashkepunoje me bartesit e pushtetit te zgjedhur ne zgjedhjet serbe, sesa paralajmerim se do te kete orvatje per pengimin e votimit ne Kosove. Ndaj argumenteve te zotit Ryker se me organizimin e zgjedhjeve lokale Serbia po e minon Rezoluten 1244, Beogradi i pergjigjet se eshte UNMIK-u, ai qe e ka shkelur Rezoluten 1244, sepse vitin e kaluar vete ka hequr dore nga kompetencat per zbatimin e zgjedhjeve lokale ne Kosove, duke e bartur kete te drejte ne institucionet shqiptare ne Prishtine. Sipas komisionit zgjedhor te Serbise, do te votohet ne komunat Viti Vushtri, Gjilan, Gore (pjesa e komunes se Dragashit me popullate gorane), Zvecan, Zubin Potok, Istog, Kline, Fushe Kosove, Kamenice, Mitrovice, Leposaviq, Lipjan, Novo Berde, Obiliq, Rahovac, Peje, Podujeve, Prizren, Skenderaj, Ferizaj e Shterpce dhe ne qytetin e Prishtines.