Haradinaj: Serbia nuk ka te drejte te mbaje zgjedhje
Kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, eshte shprehur kunder zgjedhjeve lokale te Serbise ne Kosove. Nje deklarate e tille e Haradinaj eshte dhene gjate nje interviste per nje media kosovare. "Qendrimi im dhe i Aleances eshte qe Serbia nuk ka te drejte te mbaje zgjedhje lokale ne Kosove. Sa i perket zgjedhjeve parlamentare, eshte e drejte e qytetareve serbe qe kane dyshtetesine te votojne edhe per Parlamentin dhe institucionet qendrore te Serbise, por jo zgjedhje lokale", tha Ramush Haradinaj, ish-kryeministri i Kosoves, i liruar me 3 prill nga Gjykata e Hages.