E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni merr mandatin e tretë, vëmendja tek politika e re



Sivio Berluskoni, figura politike më e njohur e Italisë, udhëheqës i qendrës së djathtë ka marrë për të tretën herë në 15 vjet, postin e kryeministrit pas zgjedhjeve të përgjithshme. Pas daljes së rezulatit ai ka paralajmëruar se vendin e presin muaj të vështirë edhe pse do të ndiqet një politikë e re e cila do t’i shërbejë Itaisë dhe italianëve. Berluskoni u kthye në postin e kryeministrit vetëm pas dy vitesh largimi nga qeverisja dhe mënjëherë pas shpalljes së rezultateve në një konferencë për shtyp deklaroi se gjatë 5 viteve të ardhshme, italianët do të njohin një Berluskoni të ri: “Kam ndryshuar. Nuk jam më siç kam qënë kur isha kryeministër në vitin 2001”,-u shpreh Berluskoni i cili nuk pasoi me vetëkritikë për ligjet e marra asokohe në favor të interesave personale por vetëm premtoi fillimin e reformve më të domosdoshme. Si idhullin e tij Berluskoni përmendi ish kryeminisren britanike Margaret Theçer e cila u përqëndrua te politika konkrete. “Ashtu si Margret Theçer gjatë periudhës së saj të dytë legjislative, edhe unë do të përqëndrohem tek politika konkrete. Kam vendosur të mos shtrihem asnjë natë për të fjetur, pa bërë gjatë ditës diçka pozitive për vendin tim dhe italianët”. Vëmendja e tij gjatë qeverisjes do të përqëndrohet te problemi i plehrave në Napoli, shitja e kompanisë ajrore Alitalia por dhe taksat që sipas tij nuk do të pësojnë rritje.“Do të punojmë menjëherë për zgjidhjen e krizës së plehërave dhe do të merremi me problemin e Alitalias. Dhe diçka tjetër tepër e rëndësishme: Nuk do të marrin asnjë vendim që mund të rrisë taksat duke kufiziar kështu lirinë e qytetarëve”,-tha Berluskoni. Ai fitoi një mandat të tretë në detyrë së bashku me aleancën e tij politike duke marrë nën kontroll të dyja dhomat e parlamentit, Dhomën e Ulët dhe Senatin. Kundërshtari i tij i qendrës së majtë Valter veltroni pranoi humbjen vetëm pak orë pasi filluan të dalin rezultatet. 71-vjeçari miliarder i mediave, Berluskoni, ka premtuar veprim urgjent për përmirësimin e ekonomisë të vendit. Ai tha se ishte i prekur nga besimi që shumë qytetarë i kishin dhënë atij. Duket se politika italiane ka marrë një formë të re, janë larguar një numër partish të vogla të së majtës dhe të djathtës që i kishin kthyer qeveritë në kompromise të brishta. Në dhomën e re të deputetëve ka mundësi të fitojnë të drejtën e përfaqësimit deri në gjashtë parti nga rreth 20 që ishin në parlamentin e shkuar. Megjithatë Berluskonit do t’i duhet të bëjë marrëveshje të vështira me partnerët e tij. Liga e Veriut, që dëshiron autonomi të gjerë për rajonet e Italisë, gati i dyfishoi votat në favor të saj. Dhe pa mbështetjen e Ligës Berluskoni do të humbiste shumicën e tij.

16 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›