Dy preparatet bimore që shërojnë më shumë sëmundje
Ekzistojnë tre lloje të ndryshme ginsengu në botë, ai Aziatik, Siberian dhe Amerikan. Panax Ginseng është forma më e përhapur dhe më e studiuara në botë. Biomolekulat parësore të Ginseng-ut, janë saponinat të quajtura ginsenoside (janë gjetur rreth 25 të tilla) të cilat frenojnë oksidimin e lipideve duke bërë kështu oksidimin yndyror. Ato pengojnë në muskulin kardiak dhe në mëlçi koagulimin, ulin nivelin e kolesterolit dhe të sheqerit si dhe stimulojnë sistemin imunitar. Studimet e fundit janë fokusuar në efektin e tyre antitumoral. Jamieson Red Korean Ginseng përmban dhe disa substanca kundër mplakjes siç është malton që nuk janë gjetur në lloje të tjera ginsengu. I përdorur prej qindra vitesh për dobësitë e përgjithshme dhe ekstra energji ginseng-u është klasifikuar nga shkencëtaret si adaptogjen, pasi ai ndihmon trupin e njeriut të përballojë streset e brendshme fizike dhe mendore, ashtu dhe ato ambientale. Studimet e shumta kanë treguar se Ginseng çliron energji dinamike dhe ka fuqi rikuperuese të shëndetit duke vepruar si një tonizues i shkëlqyer. Ginseng përdoret për të reduktuar lodhjen duke rritur kondicionin fizik dhe atë mendor, mbron nga anemia, hipotensioni. Si tonizues parandalon gjendjet gripale, në periudhat e konvaleshencës dhe te lodhjet e përgjithshme humbja e oreksit, mungesa e përqendrimit si dhe te sportistët. Duhet të theksohet këtu se një rëndësi të veçantë në produktet e Ginseng-ut ka cilësia e prodhimit, pasi shumë kompani për të qenë çmim konkurrues apo për faktorë të tjerë nuk prodhojnë ginseng cilësor dhe me pastërti dhe me efekt biologjik maksimal.
Gingo Max (Ginkgo biloba )
Gingo biloba është ndër më të vjetrat specie në botë dhe ka qenë në fokus të studimeve për më shumë se 25 vjet. Ajo përmban dy elemente aktive fotokimike: gingo flavonet dhe terpene laktonet që veprojnë si antioksiduese dhe frenuese të faktorit aktivizues të koagulimit si dhe mbron qelizat nervore duke përmirësuar neurotransmetuesin kolinë në tru. Ajo përmirëson qarkullimin e gjakut në të gjitha indet dhe organet si dhe përmirëson memorien dhe shikimin. Reagojnë nga Gingo të gjitha situatat që lidhen me qarkullimin cerebral dhe periferik. Duart dhe këmbët e ftohta, rënia e përqendrimit dhe memories, lodhja, zhurma në formë zile në vesh, rënia e shikimit si dhe dhimbje koke të shpeshta, janë situata që kërkojnë marrjen e gingo biloba-s.
Omega 3-6-9
Acidet yndyrore janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut, por ato nuk mundet të sintetizohen nga organizmi ndaj dhe quhen acide yndyrore thelbësore. Çdo qelizë e trupit përdor acidet yndyrore. Ato janë gjithashtu, të rëndësishme në prodhimin e prostaglandinave mjaft të rëndësishme këto si mesazhere dhe rregullatore të shumë proceseve në organizëm. Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, ulin viskozitetin e gjakut dhe tensionin arterial si dhe reduktojnë rrezikun e aritmisë. Njerëzit që konsumojnë një drekë me peshk në javë kanë 50 për qind më pak risk për infarkt. Vetëm tre kapsula në ditë Omega janë të mjaftueshme sa të hash peshk çdo ditë. Marrja e saj mund të reduktojë deri në 40 për qind vdekjet nga zemra te burrat e moshës së mesme. Përsa i përket inflamacionit ajo luan një rol të rëndësishëm në sintezën e prostaglandinave ( kryesisht PGE1) prandaj ndihmon në të gjitha llojet e artriteve sidomos në ngurtësimin mëngjesor. Nga një studim është parë se disa njerëz kanë ndërprerë anti-imflamatorët josteroide nga marrja e Omega. Ato ndikojnë në uljen e dhimbjeve menstruale, kur dihet se te gratë me çrregullime janë të rritura substancat inflamatore. Gjithashtu, marrja e Omega 3-6-9 ndikon në depresion dhe migrenë si dhe është e nevojshme te gratë shtatzëna sidomos në periudhën e krijimit të trurit dhe të syve të bebes së ardhshme.
16 Prill 2008