E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle për dialogun Kosovë-Serbi

Komisioneri evropian për zgjerimin Stefan Fyle i ka dërguar një apel Prishtinës dhe Beogradit qe te fillojnë pa humbur kohen dialogun e tyre për çështje teknike, për te zgjidhur probleme konkrete qe shqetësojnë ne veçanti banoret e veriut te Kosovës. Duke folur nga Brukseli, pasi kryeministri serb Cvetkovic i dorëzoi përgjigjet e pyetësorit, Fyle theksoi se çështja e Kosovës dhe integrimi i Serbisë ne BE nuk janë te lidhur, por shtoi ne anën tjetër se marrëdhëniet ndërshtetërore janë shume te rëndësishme për te gjitha vendet e Ballkanit. ?Me dërgimin e përgjigjeve te pyetësorit, marrëdhëniet mes Serbisë dhe BE-së janë ngritur ne një nivel te ri. Tani, ne do te studiojmë përgjigjet, do te dërgojmë ekspertet tanë ne Beograd dhe do te përgatitemi për dhënien e opinionit për statusin kandidat,? theksoi Fyle. Ne lidhje me çështjen e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Hagës, Fyle theksoi se Beogradi duhet t?i marre seriozisht rekomandimet e kryeprokurorit Bramertz për te dorëzuar pranë gjykatës te shumëkërkuarin Ratko Mlladic.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›