E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Qeveri gjithëpërfshirëse

?Qeveria e ardhshme e Kosovës do te jete shumë përfshirëse dhe shumetnike?. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike te Kosovës, Hashim Thaçi, partia e te cilit doli fituese e zgjedhjeve te jashtëzakonshme te 12 dhjetorit. Pasi vendosi buqete me lule ne shtatoren e ish-komandantit te UÇK Zahir Pajaziti, me rastin e 14 vjetorit te vrasjes, Thaçi la te kuptohet se ne kabinetin e ardhshëm qeveritar qe pritet te krijohet pas certifikimit te zgjedhjeve do te ketë me shume se 2 parti shqiptare. E vetmja parti e cila i qëndron ende deklaratave te mëparshme se nuk do te hyjë ne qeveri me PDK e Thaçit është Lidhja Demokratike e Kosovës. Nga ana tjetër edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ndryshuar qëndrim. Nënkryetari i saj, Ahmet Isufi, nuk e ka mohuar përfshirjen ne një koalicion te ardhshëm me PDK e Thaçit. Me e hapur për një bashkëpunim është Aleanca Kosova e Re. Lideri i saj Behxhet Pacolli ka vene kusht kryesor për hyrjen ne koalicion me PDK, postin e Presidentit te Republikës se Kosovës. Mbrëmjen e se dielës, KQZ shpalli rezultatet përfundimtare te zgjedhjeve te jashtëzakonshme te 12 dhjetorit. Nga 120 ulëse ne kuvendin e ri te Kosovës, PDK ka siguruar 34, LDK 27 deputete, Vetëvendosja 14, AAK 12 deputete dhe AKR vetëm 8. Vendet e tjera janë te rezervuara për përfaqësuesit e minoriteteve.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?3b29kaIxWRw","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›