Berluskoni preferonte striptistet e veshura si murgesha

Imane Fadil
Një dëshmitare në gjyqin ndaj Silvio Berluskonit ka treguar se si përpara ish- kryeministrit bënin striptizëm femra të veshura si murgesha.
Modelja Imane Fadil tha se asaj i ishin dhënë 2 mijë euro nga Berluskoni herën e parë që mori pjesë në festat bunga- bunga.
Sipas BBC, ajo ishte një nga disa dëshmitare femra që mbërritën në gjykatë për të dëshmuar të hënën.
Berluskoni është nën akuzë për seks me një minorene.
E njohur me emrin Ruby, ajo dyshohet se ishte 17 vjeç kur bëri seks me Berluskonin.
Fadil tha përpara gjykatës se ajo mori pjesë në disa festa në vilën e Berluskonit. Ajo tha se femrat që bënin seks, paguheshin më shumë. Corriere della Sera shkruan se Berluskoni u ka paguar 127 mijë euro tre dëshmitareve femra, por avokati i tij thotë se pagesat nuk ishin për të ndikuar tek dëshmitaret, por reflektonin bujarinë e ish- kryeministrit.
Një nga striptistet murgesha ishte Nicole Minetti, tani këshilltare rajonale për partinë e Berluskonit.