E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtarët protesta para Bashkisë: Të përjashtohemi nga taksat

Tiranë- Mos heqia e taksave nga Bashkia e Tiranës për 30 subjekte tregtare të djegura në zonën e  Kombinatit, ka bërë që një grup tregtarësh të protestojnë sot para saj.

Tregtarët shprehen se u është premtuar se do të përjashtohen nga taksa, por sipas tyre në fund u ka ardhur fatura ku kërkohet të bëhet pagesa vjetore.

Përpara Bashkisë jemi mbledhur në radhë të parë për premtimet që nuk janë mbajtur nga bashkia, pasi na është premtuar se do bëheshin dyqanet, të cilat nuk janë bërë edhe pse kanë kaluar 5 muaj. Dhe  e dyta është më e rëndësishmja është që ne nuk jemi përjashtuar nga taksat. Na ka ardhur fatura për të paguar taksat vjetore, dhe nuk jemi përjashtuar absolutisht ne 30 subjektet që jemi të djegura- shprehet një tregtar.

Ndërsa një tjetër protestues tregon se edhe në qoftë se Bashkia nuk merr masa ata nuk i paguajnë dot detyrimet fiskale.
Ne sot kërkojmë zbardhjen e vendimit për heqjen nga skema e taksave, edhe sikur të moszbardhet vendimi ne nuk kemi me çfarë të paguajmë. Ne nuk kemi lekë të paguajmë borxhet jo më të paguajmë taksat- thotë ai.

Gjithashtu ata kanë deklaruar se protesa do të vazhdojë deri sa Bashkia të marrë masa për zgjidhien e problemit të tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›