E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota është dëshmitare e këtyre krimeve

Berlin - 11 nxënës janë vrarë sot në mëngjes në jugperëndim të Gjermanisë, kur një person hapi zjarr në një gjimnaz pranë Shtutgardit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:30 në gjimnazin Albertville në qytetin e vogël Ëinnenden, në verilindje të Shtutgardit.

Sipas medias, autori i dyshuar i të shtënave me armë zjarri, i cili mbante një maskë të zezë, ishte larguar pas sulmit në drejtim të qendrës së qytetit. Sipas faqes së internetit të gazetës lokale "Ëinnender Zeitung", autori mendohet të jetë një i ri 25 vjeç, i njohur nga policia.

Frank Nipkau, kryeredaktor i një të përditshmeje tjetër lokale, tha për televizionin N-TV se autori ishte një ish-nxënës i gjimnazit. Tetë nga viktimat mendohet të jenë vrarë brenda ambienteve të shkollës dhe dy jashtë saj, vazhdon gazeta. Autoritetet larguan nxënësit nga shkolla dhe paralajmëruan drejtuesit e automjeteve që qarkullonin në sektor.

Më poshtë po japim ngjarjet e dhimbshme të sulmeve ndaj shkollave ne botën e 11 viteve të fundit:

• 24 Mars 1998: Dy fëmijë rreth 12 vjeçar hapin zjarr në një shkollë në Arkansas të SHBA-ve dhe shkaktojnë vdekjen e 4 vajzave dhe të një mësuesje.

• 20 Prill 1999: Në SHBA, dy të rinj 17 dhe 18 vjeç, çelin zjarr në një shkollë në Kolorado duke vrarë kështu 12 nxënës dhe një mësues.

• 8 qershor 2001: Në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, një i ri me të meta mendore vret me thikë plot 8 nxënës.

• 26 prill 2002: 12 mësues dhe katër nxënës vriten në oborrin e një shkolle në Erfurt të Gjermanisë nga një ish maturant i atjeshëm. I riu, më pas u vetëvra.

• 3 shtator 2004: Sulmohet një shkollë ruse në Beslan. Pas ndërhyrjes së ekipeve të sigurimit, humbën jetën plot 332 persona, 186 nga të cilët ishin nxënës. Pas ndërhyrjes, u vranë edhe terroristët.

• 26 nëntor 2004: 8 nxënës konviktorë vriten dhe katër të tjerë plagosen pas zjarrit që një i ri kinez hapi drejt konviktit.

• 21 Mars 2005: Një i ri 16 vjeçar në Minesota të SHBA-ve, qëllon për vdekje 9 persona, 5 nga të cilët ishin nxënës.

• 3 Nëntor 2006: Në një shkollë në pensilvani të SHBA-ve, vriten nxënëse dhe plagosen gjashtë të tjera.

• 16 Prill 2007: Një i ri amerikan vret 32 studentë në Universitetin Teknik të Virxhinias në Virxhinia të SHBA-ve.

• 7 nëntor 2007: Në Helsinki të Finlandës, një ri qëllon për vdekje 7 nxënës dhe drejtorin e shkollës. Më pas u vetvra.

• 8 shkurt 2008: Në Luisiana të SHBA-ve, një vajzë qëllon për vdekje dy shoqe të saj dhe më pas vetvritet.

• 14 Shkurt 2008: Në një kampus universitar në Illinois të SHBA-ve, një i ri vret 5 persona dhe plagos 15 të tjerë. Më pas ai u vetvra.

• 25 Shkurt 2008: Dy nxënës kinezë vriten nga një ish shoku i tyre. Nxënësi kriminel, ka vrarë veten pasi plagosi edhe katër të tjerë.

• 23 Shtator 2008: 9 nxënës vriten pas një sulmi të organizuar ndaj një shkolle në Kauhajoki të Finlandës, ndërkohë që u plagosën edhe shumë të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›