E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni replikon sërish: Italia nuk është diktaturë

"Normalisht një diktaturë censuron dhe mbyll gazetat. Këto ditë në Itali është verifikuar se ekziston liria për të mistifikuar, për të sharë dhe shpifur. Pra, nuk është një diktaturë", deklaroi Berluskoni në një fjalim të mbajtur në hapje të sallonit ndërkombëtar të tekstileve në Milano.

Shefi i qeverisë kishte vlerësuar të hënën se mungesa e lirisë së shtypit në Itali, e denoncuar nga denigruesit e tij ishte një "shaka"  ndryshe nga respektimi i jetës private që ishte në rrezik, duke justifikuar kështu veprimet e ndërmarra përpara drejtësisë kundër gazetave të majta "La Repubblica" dhe "L'Unità".
     
"La Repubblica thotë se unë jam i sëmurë. Aq më mirë, e imagjinoni dot sikur të gëzoja shëndet të plotë", bëri shaka ai, duke shprehur kënaqësinë për bilancin në krye të qeverisë së tij.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›