E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Berluskoni, se shpejti per vizite ne Tirane"

Kryeministri Berisha njoftoi diten e djeshme ne mbledhjen e grupit parlamentare te Partise Demokratike, se kryeministri i Italise, Silvio Berluskoni do te vije se shpejti per nje vizite zyrtare ne Tirane. Kreu i qeverise i siguroi dje deputet e PD-se se ishte ministri i Jashtem, Fratini ai i cili i kishte konfirmuar kete vizite te rendesishme per vendin.

"Kjo vizite shenon nje ngjarje tjeter kulmore ne marredheniet tona, nje nxitje te madhe dhe inkurajim per biznesin italian, per te investuar ne Shqiperi. Kjo vizite, shenon gjithashtu nje mbeshtetje te fuqishme te perpjekjeve tona per integrimin ne NATO dhe integrimin ne Bashkimin Evropian", deklaroi Berisha ne mbledhjen e djeshme te grupit, pas takimit me Fratinin. Ky takim pritet t'i jape zgjidhje menyres se si do te ndertohen marredheniet mes Shqiperise dhe Italise ne kuader te bashkepunimit per energji elektrike. Ne deklaratat e meparshme te tij, kryeministri Berisha ka deklaruar se do t'i kerkoje ndihme kryeministrit italian per ndertimin e nje centrali berthamor ne Shqiperi ne kuader te sigurimit te mjaftueshem te energjise per import drejt Italise. Kreu i qeverise Berisha ka theksuar se pret nje pergjigje pozitive nga ana e Berluskonit ne lidhje me kete ceshtje, duke qene se pala italiane ne menyre te hapur, ka shprehur nevojen per bashkepunim me Shqiperine ne kuader te energjise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›