Berisha: Diplomaci ekonomike, tani si Task-Force
Kryetari i qeverise Berisha u kerkoi te gjithe ambasadoreve dhe perfaqesuesve diplomatike te Shqiperise neper bote, qe te ishin agresive per sa i perket edhe diplomacise ekonomike ne marredheniet me investitoret ne vendet ku jetonin. "Detyra me madhore per diplomacine shqiptare eshte ndryshimi. Kerkohet nje ndryshim i thelle. Misionet tona diplomatike duhet te shnderrohen ne misione te diplomacise ekonomike. Diplomacia ekonomike duhet te marre perparesi dhe epersi", deklaroi kryeministri ne fjalen qe mbajti perpara diplomateve shqiptare, teksa mori pjese ne punimet e "Konferences se Ambasadoreve 2008". Duke shtuar se tashme Shqiperia eshte ne nje stad zhvillimi qe i mirepret investitoret e huaj. Ne fjalen e tij, kryeministri Berisha theksoi se viti 2008 eshte vit i ndryshimeve te medha historike per kombin shqiptar dhe ne gjithe keto arritje diplomatet shqiptare jane nje element cilesor i tyre. "Ju duhet te konsideroni veten Task-Force. Ju duhet te krijoni Task-Forcen, te kryesuar nga ambasadori dhe duke perfshire te gjithe stafin e ambasades, duhet te keni nje plan te qarte veprimi ne veprimtarine tuaj ekonomike. Ju mund ta quani diplomaci ekonomike, diplomaci te tregut apo diplomaci tregtare, por nuk ka rendesi emertimi, rendesi ka qe ne rrymen kryesore te punes tuaj kjo duhet te perbeje perparesine me madhore", deklaroi Berisha. Por kreu i qeverise ka shkruar me tej, teksa ka kerkuar nje kooperim me te forte mes vendeve fqinje per t'u imponuar ne Bruksel. "Ne qofte se ministri i Jashtem i Shqiperise, ministri i Jashtem i Malit te Zi, ministri i Jashtem i Kosoves dhe ai i Maqedonise do te mblidhen se bashku dhe i dergojne nje leter Brukselit, se do te perfaqesojne me rotacion vendet tona, kjo mendoj se do te konsiderohet nje risi. E them kete sepse ne procesin e integrimit ne kemi nje roadmap dhe ky eshte nje program jo vetem per ministrine e Jashtme, por per te gjitha ministrite", eshte shprehur Berisha. R.R